1850 Në Silezi të Polonisë së sotme, lindi Gustav Meyer, gjuhëtar gjerman, pioner i etimologjisë shqipe; studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë the shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësshme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe the gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten (pesë - penkwe; zjarm - gwhermos; natë - nokwt; dhëndër - gemëter; gjarpër - serpo; bjer - bhere; djeg - dhegwho; kam - kapmi; pata (si në 'pata thënë')- pot; pjek - pekwo), fjalët e tjerat ishin të huazuara ose me prejardhje të panjohur. Kjo nismë e tij në fushën e etimologjisë së shqipes frymëzon më pas gjuhëtarin danez Holger Pedersen the austriakun Norbert Jokl. Në vitin 1899, Meyer preket nga një sëmundje në tru, shtrohet në një spital në Graz të Austrisë, ku vdes 1 vit më vonë, në moshën 50-vjeçare.
1918 - Vojvodina, dikur territor i perandorisë austro-hungareze, shpall shkëputjen nga Austro-Hungaria për t'u bashkuar me Mbretërinë e Serbisë.
1936 - Në Berlin, Gjermania dhe Japonia nënshkruajnë Paktin e Anti-Kominternit, duke rënë dakord që të konsultohen për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, në rastin e një sulmi të paprovokuar nga ana e Bashkimi Sovjetik. Ky pakt u përtëri të njëjtën ditë 5 vjet më vonë, ku u përfshinë edhe vende të tjera.
1954 - Vdiq Fabian Barcata, shumë pak njerëz e njohin dhe kanë lexuar rrëfimet e tij. Barcata ishte prift françeskan nga qyteti malor Trentino në Italinë veriore. Lindur më 1868, Barcata shërbeu për rreth 15 vjet si misionar në Shqipëri, zonën e Mirditës. Gjatë punës si famulltar, Barcata shkroi rreth përvojës në fshtatrat e malësisë së Mirditës, la përshtypjet për varfërinë e skajshme, besën, gjakmarrjen, bestytënitë, madje shkroi edhe një roman me titullin Lule, (1924) në gjermanisht. Barcata la gjithashtu disa dorëshkrime me titull "Ditari im shqiptar", përmbledhur dhe botuar kohët e fundit nga studiuesi Ndue Dedaj. Disa fragmente nga Ditar i Bracatës.
MJERIMI
Të korra të pakta, nga thatësira e madhe
20 shtator 1905
Të korrat kanë qenë tepër të pakta. Fajtor i këtij fakti ka qenë thatësira e madhe. Me se do të jetojnë këtë vit njerëzit e mjerë? Me të drejtë ankohen kësaj here..Shumica janë të zhytur në borxhe, huazuesit e tyre janë tregtarët e Lezhës dhe këta nuk njohin aspak mëshirë....
MELANKOLIA
“Orët, kur më zë malli për vendlindjen”
20 shtator 1905
Zemra është një gjë e veçantë. Çfarë ajo ka dhe çfarë ajo zotëron, asaj nuk i vlen aspak. Qëllimi i saj është të arrijë atë çfarë është larg dhe e padepërtueshme. A s’jam i lumtur unë, a s’kam unë një rreth veprimi, që të ma ketë zili çdo prift? A s’më duan njerëzit me atë dashurinë e tyre fëminore? Oh, nuk jam shumë mirënjohës, që s’i kam gjithmonë para syve të tilla gjëra. Edhe pse më pas më vjen turp, s’mund të largoj nga vetja orët, ku një dhimbje e madhe më trazon shpirtin, atje ku zemra ikën me atë mallin e dhimbshëm, orët, kur më zë malli për vendlindjen. Kjo nuk sjell asgjë. Kështu jemi ne nga Tiroli, madje dhe Zoti atje sipër, i cili na fut në zemër mallin për malet e vendlindjes, nuk do ma merrte për të keq. Kur mendimet e mia shkojnë atje tutje në vendlindje, kur para syve të mi shfaqen pamjet e vendlindjes, prindërit, vëllezërit e motrat, shokët, të afërmit, bashkatdhetarët, më duket të qenurit këtu, kaq i mërzitshëm dhe jeta e tanishme më ngjason me një shkretëtirë dhe mbi këtë shkretëtirë gjendet diku larg si një fata morgana plot dritë dhe e mrekullueshme, e kaluara. Në të tilla momente, nuk vlen aspak arsyetimi, s’mund të zotërosh veten, shpesh shkoj larg, atje lart në majën e Qafës së Fikut, atje ku shikimi im kapërcen mbi Molung e deri te liqeni dhe që prej aty, tutje në veri, atje ku shtrihet në largësinë e mjegullt, Tiroli, vendlindja ime. Dhe kur ngopem duke shikuar e kur ky tufan zë vend diku në zemër, kthehem ngadalë në banesën time dhe kryej me dashuri punët e mia. Për fat, këto orë të turbullta, s’janë dhe aq të shpeshta. Në Lezhë ishte dhe më keq. Atje e luftoja melankolinë me mjete të tjera. E lashë kalin t’i vinin shalën dhe përsëri u largova shpejt, duke kapërcyer hunj dhe gurë, gropa dhe kodra, gjithnjë shpejt e më shpejt. Sa më i egër udhëtimi, aq më shpejt e rigjeja veten. - Tu autem, Domine, miserere mei...
GJAKMARRJA
“Për se të vlen urrejtja, Mark Pali?”
7 nëntor 1905
Sot lejova Mark Palin të vinte tek unë. Ai është prej kohësh në gjak me familjen Kovaçi. Dikush nga familja Kovaçi kishte vrarë birin e tij. Kjo kishte ndodhur para shtatë viteve. Unë doja të ndërhyja dhe për këtë iu luta me fjalë bindëse, që të falte dhe të harronte. Për se të vlen urrejtja? Me këtë i sjell vetes pakënaqësi, ndërkohë që shkatërron dhe familjen e vrasësit. Kanë kaluar shtatë vjet që nga vdekja e fëmijës, dhe deri tani s’ke mundur të hakmerresh, ngaqë familja dhe fisi Kovaçi janë arratisur dhe sillen si të pastrehë nëpër këtë botë të madhe. Burri hodhi sytë nga zjarri (ne ishim në kuzhinë) dhe as që donte t’ia dinte për pajtimin. Kur u çua të ikte, bëra një copë rrugë me të. Duhej të kalonim nga varrezat. Papritmas u ndal aty, bëri me dorë nga një varr, pastaj nga një tjetër dhe më tha: këtu nëna e fëmijës tim ka shkulur flokët e kokës, këtu duhet të shkulë flokët e kokës edhe nëna e vrasësit.
1960 - Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen me ngut nga Moska, rreth një javë para se konferenca e 81 partive komuniste të përfundonte punimet, siç duket nga mungesa e sigurisë për jetën, pas guximit në ballafaqim më Khrushovin, por edhe për të qenë në Shqipëri për festat e 28 - 29 nëntorit. Ata nuk pranuan të udhëtonin me aeroplan, por morrën trenin nga stacioni qëndror i Kievit ku rreth 300 studentë shqiptarë kishin ardhur nga Moska për t'i përcjellë dhe për të shprehur mbështetje. Hoxha dhe Shehu udhëtuan nëpër Ukrainë, Hungari, Austri dhe Itali, duke besuar më shumë sigurinë e Perëndimit kapitalist sesa atë të Lindjes mike të tyre. Hysni Kapo dhe Ramiz Alia qëndruan në Moskë deri në fund të konferencës. Një javë më vonë, më 3 dhjetor, Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria ndërpresin marredhëniet diplomatike, ndërsa lidhjet Tiranë - Pekin forcohen
1963 - Presidenti John F. Kennedy përcillet në banesën e fundit, në Varrezat Kombëtare në Arlington, Virxhinia
1999 - Shpallet Dita Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave për të përkujtuar vrasjen e tre motrave Mirabal për qëndresën e tyre kundër diktaturës së Rafael Trujillos në Republikën Domenikane.
Mendim i ditës
"Ekziston lexim krijues, ashtu si dhe shkrim krijues."
Ralph Waldo Emerson