Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 dhjetor?


Portrait of Margaret Hughes, 1672
Portrait of Margaret Hughes, 1672
1660 - Margaret Hughes bëhet aktorja e pare profesioniste e teatrit britanik; ajo luan rolin e Desdemonës në tragjedinë Othello të Shekspirit. Në atë kohë, grave u ndalohej të dilnin në skenë, ndërsa rolet e femrave luheshin nga meshkuj. Por, tregojnë, se një incident ndodhi kur një pjesë teatrale, që po shikohej nga mbreti Charles II, befas u ndërpre. Mbreti dërgoi shërbëtorët për të pyetur se cili ishte shkaku, dhe mësoi se shfaqja ishte ndërprerë pasi aktorit i duhej të rruhej për të luajtur rolin e femrës. Ky, dhe incidente të tjera, edhe më delikate, e shtynë mbretin për të nxjerrë një urdhër që personazhet femra duhet të luhen vetëm nga femra aktore.

1854 - Papa Pius IX shpall përkufizimin e doktrinës Konceptim i Papërlyer, duke e bërë dogmë se Virgjëresha Mari ishte konceptuar e lirë nga mëkati origjinal. Edhe pse besimi i Konceptimit të Papërlyer ka ekzistuar që nga antikiteti i vonë, kjo nuk është doktrinë zyrtare, përveç në Kishën Romake Katolike.

1912 - Në Boston, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës vendos të dërgojë Faik Konicën delegat në Evropë dhe Shqipëri që “të shtrojnë përpara Mbledhjes së Kombit dhe njerësve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes” (F. Noli). Konica me Nolin mbërritën në Londër pas disa ditësh, duke përfaqësuar përkatësisht Federatën Vatra dhe “Kishën Ortodokse “Shën Gjergjit” të shqiptarëve në Amerikë.

1927 - Instituti Brookings, një nga qendrat më të herëshe analitike në Shteteve të Bashkuara, themelohet përmes bashkimit të tre organizatave që ishin krijuar nga filantropisti Robert S. Brookings (1850 – 1932).

1953 - Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower mban fjalimin e tij "Atom për Paqe". duke shpallur fillimin e një programi për furnizim me pajisje dhe informacion për shkollat, spitalet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, në kuadër të përdorimit të enerigjisë atomike për qëllime civile.

1962 - Punëtorët në katër gazetata të New York City (më pas në nëntë) hidhen në grevë. Në thelb, greva ishte një betejë mbi teknologjinë, ndërsa sistemet e kompjuterizuara kishin filluar të përdoreshin në radhitje që do të ndikonin në mënyrën e shtypjes. Gazeta të tilla si Los Angeles Times, pa sindikata, nxituan për të instaluar kompjuterat më të fundit të njohur si RCA 301. Gazetat me sindakata, përfshirë ato në Nju Jork, u përballën me rezistencë nga udhëheqësit sindikalistë, të cilët mendonin se automatizimi i procesit do të sillte humbje të vendeve të punës. Rritja e pagave, dhe përfitime të tjera shtesë, i bëri gazetarët të ktheheshin në punë, pas 114 ditëve në grevë.

1980 - Ish-pjestari i grupit Beatles, muzikanti anglez John Lennon vritet nga një fanatik muzike, i paqëndrueshëm mendërisht, përballë ndërtesës The Dakota në Nju Jork, ku Lennon, 40 vjeçar, kishte apartamentin e tij. Mark David Capman e qëlloi atë 4 herë nga afër me revolver. Capman u dënua me burgim 20 vjet deri përjetë, ndërsa Lennon përkujtohet me lulishten Strawberry Fields në Central Park, që Yoko Ono e projektoi për nder të burrit të saj.

2010 - Parlamenti shqiptar ratifikon rezolutën; 8 dhjetori shpallet Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

Mendim i ditës
“Kush mbjell armiqësi është i papërshtatshëm për të drejtuar.”
Luci Annaeus Seneca
XS
SM
MD
LG