Lidhje

BE, ende jo zbatimit të marrëveshjes me Iranin


Bashkimi Evropian tha se nevojitet më shumë punë para se fuqitë botërore të zbatojnë marrëveshje e përkohshme të arritur muajin e kaluar me Iranin.

Zyrtarët nga ashtuquajturi grupi 5+1 dhe Irani u takuan për katër ditë këtë javë në Vienë për të negociuar hollësitë e një marrëveshje të rëndësishme që synon shkallëzimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Një zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton i quajti sot bisedimet "të gjata dhe të detajuara." Por ai tha se u bë e qartë këtë javë se duhet më shumë punë për shkak të “kompleksitetit të çështjeve teknike në diskutim”. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Zëdhënësi tha se tani do të ketë “konsultime me shpresën se bisedimet teknike do të vazhdojnë së shpejti” për ta kthyer marrëveshjen në një plan veprimi konkret.

Marrëveshja e arritur në 24 nëntor shihet si një shenjë paralajmëruese për një marrëveshje gjithpërfshirëse që adreson shqetësimet e perëndimit se Irani po përpiqet të krijojë armë bërthamore, diçka që Irani gjithmonë e ka mohuar.
XS
SM
MD
LG