Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 11 janar?


Insulin
1922 – Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli - njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t'a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.
1927 - Louis B. Mayer, drejtori i studios kinematografike Metro - Goldwyn - Mayer (MGM), shpall krijimin e Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave, gjatë një banketi në Los Angeles, Kaliforni. Akademia është e njohur në mbarë botën për Çmimet Oskar, që shpërndan çdo vit për arritjet më të mira në fushën e kinematografisë.
1943 - Anarkisti italiano - amerikan Karlo Treska vritet me atentat në Nju Jork. Ai ishte redaktor gazete, orator, dhe organizator sindikalist gjatë viteve 1910. Treska u bë i njohur si kundërshtar kryesor i hapur i fashizmit, stalinizmit, dhe i shtrirjes së mafias në lëvizjen sindikale. Një teori në atë kohë se kush e kreu atentatin, ishte se Treska u vra nga mafia e Nju Jorkut me urdhër nga Sicilia. Një tjetër teori ishte se Treska u eliminua nga shërbimi sekret sovjetik NKVD si ndëshkim për kritikat e tij ndaj regjimit të Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.
1946 – Republika e dytë shqiptare: Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asamblea Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore; shpallja u përshëndet me 101 të shtëna topi dhe dy ditë festime në mbarë vendin. Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”. Oborri Mretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.
1964 - Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr Luther Terry, publikon raportin historik "Pirja e duhanit dhe Shëndeti: Raport i Komisionit Këshillues të Kirurgut të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin - raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.
1986 - Authori James Clavell nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë botuese Morrow/Avon për 5 milionë dollarë si paradhënie për librin "Wirlwind". Libri është një roman 2 mijë faqesh dhe sipas përllogaritjes, Klavelli u pagua 2 mijë e 500 dollarë për një faqe të shkruar.
Mendim i ditës
”Është mirë të dish të lexosh, por është e rrezikshme të dish se si të lexosh dhe jo se si të interpretosh atë që je duke lexuar.”
Mike Tyson

Shiko komentet (2)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG