Lidhje

SHBA, marrëveshje për buxhetin


Në Washington, negociatorët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat arritën një marrëveshje për buxhetin prej një trilion dollarësh, që do të financonte qeverinë federale deri në shtator. Kjo marrëveshje mund të shmangë një tjetër mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Presidenti Barak Obama tha sot se është shumë i kënaqur me marrëveshjen dhe i bëri thirrje Kongresit ta miratojë atë pa humbur kohë.

Marrëveshja u njoftua mbrëmë vonë, përmes një deklarate të përbashkët të senatores demokrate Barbara Mikulski, kryetare e Komisionit Buxhetor të Senatit, dhe Anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve Harold Rogers, homologu i saj në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

Plani i detajuar i shpenzimeve është rezultat i një marrëveshjeje të arritur në dhjetor mes dy dhomave të Kongresit, që do të financonte qeverinë federale në dy vitet e ardhshme. Marrëveshja u hartua pas mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane për 16 ditë me radhë në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG