Lidhje

Cilët do të jenë kandidatët e çmimeve Oskar?


Një numër filmash bazuar në histori reale do të jenë pretendentët krysorë kur të shpallen kandidaturat për çmimet Oskar sot në Los Anxheles.

Filmi "12 Years a Slave," historia e vërtetë e një zezaku që rrembehet dhe shitet si skllav në Amerikën e para Luftës Civile, konsiderohet si një kandidaturë e ngjashme në kategorinë e filmave më të mire, së bashku me "American Hustle" dhe "The Wolf of Wall Street," dy filma që shpalosin skandale korrupsioni dhe politikë, dhe "Captain Phillips," historia reale e rrëmbimit të një çisterne nga piratët somalezë. Një film tjetër i mundshëm në këtë kategori pritet të jetë drama "Gravity."

Favoritët për të konkuruar në kategorinë e aktorit më të mirë janë britaniku Chiwetel Ejio për rolin e tij në "12 Years a Slave," Leonardo DiCaprio në"The Wolf of Wall Street," Tom Hanks në "Captain Phillips," dhe Matthew McConaughey për portretizimin e një pacienti të prekur nga SIDA në "Dallas Buyers Club." Në listë mund të jetë edhe 77-vjeçari Robert Redford me dramën "All is Lost."

Ceremonia e 86-të e çmimeve të Akademisë do të zhvillohet më 2 mars në Hollivud gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt televiziv.
XS
SM
MD
LG