Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 janar?


Head of Constans
Head of Constans
350 - Generallus Magnentius vret perandorin romak bizantin, Constans (më i riu mes 4 djemve të Kostandinit të madh ) dhe shpall veten perandor; rebelimi u shkaktua nga zemërimi mbi preferencat e Konstansit për të mbajtur truproje ilire. Kur dëgjoi për vrasjen, vëllai i Konstansit, Kostandini ndërpret fushatën e tij ne Siri, kthehet në Kostandinopojë dhe përmbys Magnentius nga froni më 353. Pas humbjes, Magnetius kryen vetëvrasje, sipas nderit ushtarak, duke rënë mbi shpatën e tij. Pas shtypjes së rebelimit, Konstandini ndërmorri një hetim të gjërë për të gjetur përkrahësit e Generallus Magnetius, si dhe shkaqet e vërteta të ngritjes krye. Historianët thonë se shkaku i rebelimit duket se i kishte rrënjët më të thella sesa dukeshin, çka lë të kuptohet për rivalitet të ashpër mes njerëzve të fuqishëm po me prejardhje të ndryshme etnike brenda perandorisë; Magnentius ishte me prejardhje, i ati briton dhe e ëma, franke. Dihet se Dinastia e Kostandineve ishte me prejardhje Ilire.
1535 - Eksploruesi (conquestador) spanjoll Francisco Pizarro themelon Limën, kryeqyteti i Perusë. Në tetor 2013, gjatë një ceremonie në Toronto të Kanadasë, Lima u zgjodh si qyteti mikpritës i lojrave Pan-Amerikane të viti 2019, duke lënë pas disa qytete të mëdha finaliste.
1562 - Papa Pius IV rihap Këshillin e Trentit për sesionin e tretë dhe të fundit. Këshilli përcaktoI se çfarë duhet cilësuar herezi protestante, ndërkohë që krishtërimi kishte hyrë në udhën e reformimit.
1689 - Lindi Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu, filozof francez (v. 1755 ), mendimtar politik gjatë Epokës së Iluminizmit. I njohur thjesht si Montesquieu, është i famshëm për artikulimin e teorisë së ndarjes së pushteteve, e cila është zbatuar në shumë kushtetuta të gjithë botën . Montesquieu bëri më shumë se çdo autor tjetër për të siguruar vendin e fjalës “despotizëm” në fjalorin politik. Thonë se tij i takon pjesërisht merita për popullarizimin e termave "feudalizëm" dhe "Perandori Bizantine".
1903 - Presidenti Theodore Roosevelt i dërgon një mesazh radiofonik mbretit Edward të Anglisë; ky është mesazhii i parë ndër-atlantik me radio dërguar nga Shtetet e Bashkuara.
1919 - Themelohet në Londër firma Bentley Motors Limited, e njohur për automobilë luksozë sportiv. Firma Rolls - Royce e bleu Bentley-n në vitin 1931, por si për ironi, Bentley Motors u bë pasardhës i drejtpërdrejtë i Rolls-Royce Motors. Të dyja këto firma të njohura britanike u blenë nga Volkswagen AG e Gjermanisë, në vitin 1998.
1944 - Forcat sovjetike çlirojnë Leningradin, duke i dhënë fund rrethimit tre-vjeçar nazist, i njohur si "Rrethimi I Leningradit".
1990 - Washington, DC: Kryetari i Bashkisë, Marion Barry arrestohet për zotërim droge gjatë një operacioni bastisjeje nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
1993 - Dita Martin Luther King, i Riu, vëzhgohet zyrtarisht për herë të parë në të 50 shtetet e SHBA-së.
Mendim i dites
“Më pëlqen uiski. Gjithmonë e kam dashur, dhe kjo është arsyeja pse kurrë nuk e kam pirë”.
Robert E. Lee
XS
SM
MD
LG