Lidhje

Shumica në Egjipt pro një kushteture të re


Komiteti zgjedhor i Egjiptit thotë se më shumë se 98 për qind e votuesve janë shprehur për zëvendësimin e kushtetutës së hartuar nën qeverisjen e ish-presidentit Mohamed Morsi me një kushtetutë të re, të mbështetur nga ushtarakët. Këto ishin votimet e para që nga korriku i vitit të kaluar kur një grusht shteti përmbysi presidentin e vendit.

Nabil Salib i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Egjiptit tha sot se rreth 39 për qind e 53 milionë njerëzve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet dyditëshe. Më pak se 250,000 fletë votimi janë konsideruar të pavlefshme.

Rezultatet tregojnë se 98.1 për qind të votave të vlefshme e miratojnë kushtetutën e re, dhe 1.9 përqind e votave ishin kundër.

Votimi është me rëndësi vendimtare për të legjitimuar planin e tranzicionit të mbështetur nga ushtria pas rrëzimit të presidentit islamik Morsi si pasojë e trazirave në shkallë të gjerë kundër sundimit të tij.

Përkrahësit e zotit Morsi e bojkotuan votimin dhe thonë se rezultatet janë të falsifikuara.
XS
SM
MD
LG