Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 24 janar?


Caligula
Caligula
41 - Perandori romak Caligula, i njohur për sjellje tekanjoze dhe despotizëm mizor, vritet nga Garda e tij Pretoriane, e cila shpalli xhaxhain e tij, Claudius, si Perandor. Kaligula ishte i treti perandor i Romës, dhe i pari i vrarë nga vetë romakët. Për mizori ai ia kalon edhe nipit të tij famëkeq, Neron. Në një rast Kaligula vrau truprojen e tij, vetëm se ky kishte guxuar të ngulte vështrimin në kokën e tij. Kaligulës kishin filluar t'i rralloheshin flokët. Edhe pse i njohur për trajtimin e ashpër të njerëzve, Kaligula tregonte dhembshuri të jashtëzakonshme për kafshët e tij shtëpijake. Kalit Incitatus ai i kishte ndërtuar një grazhd prej mermeri e fildishti. Si shprehje e pushtetit të tij absolut, Caligula kishte planifikuar për ta emëruar kalin në postin e konsullit të lartë, por u vra para se të mund ta bënte këtë. Pas një natë negociatash, Klaudius pranohet si perandor nga Senati; dhe si shkëmbim, ai shpall amnisti për gati të gjithë ata që kishin marrë pjesë në vrasjen e xhaxhait të tij.
1862 - Bukureshti shpallet kryeqyteti i Rumanisë. Emri Bukureşht ka një prejardhje të pa qartë; Tradita e lidh themelimin e Bukureshtit me emrin “Bukur” i cili sipas legjendave të ndryshme ishte ose një princ, bandit, peshkatar, bari, apo gjahtar. Por në të gjitha rastet ai përshkruhet si mbresëlënës, përshtypës, i pashëm. Në rumanisht Bukuresht do të thotë 'gëzim' "lumturi" dhe besohet të jetë me prejardhje dake. Por ka edhe etimologji të tjera nga dijetarë të hershëm, duke përfshirë një nga udhëtari osman, Çelebi (1781), i cili thotë se Bukureshti u emërua për nder të Abu - Karis nga fisi Beni - Kuresh. Ndërsa në një libër të shekullit të 19, botuar në Vjenë, thuhet se emri Bukuresht rrjedh nga "Bukovie", pyll ahu që ndodhej aty para ndërtimit të qytetit. Për here të parë emri Bukuresht është përmendur në dokumente në vitin 1459.
1922 – Diplomati Harry Eyres – i pari ambassador britanik në Shqipëri, paraqet letrat kredenciale pranë Këshillit të Lartë të Regjencës. Për shkak të mungesës së lidhjeve telefonike në Tiranë, dhe mos gjetjes së një banese të përshtatshme, Legata Britanike u vendos në Durrës, në një shtëpi me qera pak sa brenda mureve të qytetit të vjetër.
1943 - Lufta e Dytë Botërore: Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill përfundojnë një konferencë në Casablanca të Marokut mbi bashkërendimin e veprimeve dhe strategjisë në të ardhmen.
1946 - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën e saj të parë për krijimin e Komisionit të Energjisë Atomike të OKB-së.
1961 - Fundi i rrugës për Monroe dhe Miller: Ylli i Hollivudit, Marilyn Monroe ndahet nga bashkëshorti i saj, dramaturgu Arthur Miller, pas më pak se pesë vjet martesë. Megjithëse beteja ligjore e divorcit ishte e ashpër, më vonë Miller do të shruante në autobiografinë e tij se martesa me Marilyn kishte qenë “periudha më e mirë dhe më e vështirë” e jetës së tij.
1965 : Në Londër, Këmbana Big Ben bie para orës së plotë për të lajmëruar se Winston Churchill vdiq në moshën 90-vjeçare. Shumë programe televizive dhe të radiofonike u anuluan për t’u bërë vend atributeve për ish-kryeministrin. Trupi i tij u vendos në Westminster Hall ku rreth 300 mijë vetë bënë homazhe.
1984 – Del në shitje kompjuter i parë Apple Macintosh.
.
1996 - Kryeministri polak Jozef Oleksy jep dorëheqjen mes akuzave se kishte qenë informator i sigurimit sovjetik gjatë periudhës komuniste.
Mendim i ditës
“Njeriu nuk është i lirë nëse nuk përmban dot veten.”
Claudius
XS
SM
MD
LG