Lidhje

Ekspozitë e re mbi evoluimin e njeriut


Një ekspozitë popullore në Muzeumin e Historinë së Natyrës këtu në Uashington eksploron historinë e evoluimit të njeriut. Ekspozita paraqet format e paraardhësve tanë të lashtë. Artisti që bëri skulptuat e këtyre qënieve krijon një botë të afërt me Homo sapiens-in, e shekullit të 21-të.


"Ndryshimiet e mjedisit, ecja me dy këmbë ndihmoi në mbijetesën e qënieve të para njerëzore...."


Pavioni i Origjinës së Njeriut tërheq shumë vizitorë. Skulpturat e derdhuara në bronx të John Gurche-it tregojnë një histori të gjatë që shkon deri në gjashtë milionë vjet pas.

"Kjo është një kafkë rreth 1.75 milionë vjeçare”.


Në këtë video të Bryan Root dhe Motherlode Pictures ne shikojmë artistin duke punuar gjatë gjithë fazave të krijimit të figurave të tij.

"Këto janë eshtra, të gjitha të gjetura në zona të Afrikës Lindore”.

John u referohet kafkave për frymëzim.

Për kokën, Gurche fillon nga forma me plastelinë dhe pastaj i shton allçi, duke përdorur të gjitha elementet që përmban kafka.

“Praktikisht më duhet të shikoj marrëdhëniet anatomike mes indeve të forta dhe atyre të buta që i përshtaten të gjithë grupit të majmunëve dhe qënieve njerëzore afrikane”.

Gurche përpiqet të krijojë një qënie sa më të përafërt me origjinalin. Vetëm krijimi i syve është një proces prej 35 fazash.

“Po përpiqem të krijoj një pamje sa më të prekëshme. Kur shikon një prej këtyre krijesave në sy, njeriu duhet të ndjehet se po shikon aty dikë. Mendoj se kjo nuk është vetëm plastelinë dhe allçi. Shpresoj që vizitorët të mos shikojnë thjesht një skulpturë të ngrirë, por një qënie që ka pak shpirt”.

Skulpturat prej bronxi në pavionin e Origjinës së Njeriut janë krijime që pasqyrojnë evolucionin e njeriut, si Homo erectus dy milionë vjet më parë, që mban një antilopë të porsa vrarë, apo dora e zgjatur e Homo heidelbergensis që na fton 200 vjet më parë në vatrën e tij, apo një Homo floresiensis që vrapon i tmerruar për t’i shpëtuar një sulmuesi 10 mijë vjet më parë.

Pastaj shikon një moment intim mes nënës Neandertale dhe foshnjes së saj 70 mijë vjet më parë.

"Kjo është një punë shumë e hollë. Rezultati është tepër i kënaqshëm.
XS
SM
MD
LG