Lidhje

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi – më 16 mars


Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në përpjekje për të siguruar mbështetje më të gjerë për reformat në procesin e integrimeve evropiane

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, shpërndau sot parlamentin dhe shpalli formalisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 mars.

Ai tha se koalicioni qeverisës i drejtuar nga Partia Përparimtare serbe, synon të “sprovojë legjitimitetin e saj”, ndërsa shprehu bindjen se këtë e synojnë edhe partitë opozitare. Ai tha se Serbinë e presin reforma të dhimbshme e të vështira.

Zgjedhjet paraprake në Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00


Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është nxitur nga Partia Përparimtare Serbe, kryetari i së cilës, Aleksandër Vuçiç, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa atë të kryeministrit, shefi i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç.

Studimet e kryera nga organizata të ndryshme në Serbi flasin se Partia Përparimtare gëzon mbështetjen e 45 për qind të votuesve, ndërsa partneri i saj aktual në qeveri, 10 për qind.

Analistët në Serbi pohojnë se me zgjedhjet e parakohshme Partia Përparimtare, e cila doli nga ndarja e Partisë Radikale Serbe, synon të krijojë një qeveri të një koalicioni më të ngushtë e mbase të qeverisë e vetme. Sipas tyre,
zëvendëskryeministri aktual Aleksandër Vuçiç synon të marrë vet drejtimin e qeverisë. Ai tha se zgjedhjet eë parakohshme synojnë të sigurojnë një mbështetjeje sa më të gjerë publike për reformat e kërkuara, pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia hapi këto negociata më 21 janar si shpërblim për përfshirjen e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Të dyja palët pritet që të vazhdojnë takimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 12 shkurt, por, pas tij pritet një ndërprerje e bisedimeve deri në përfundim të zgjedhjeve në Serbi e mbase edhe deri në përfundim të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që duhet të mbahen brenda këtij viti.

Bisedimet me Serbinë i mundësuan Kosovës të hapë negociatat për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian në tetor të vitit të kaluar. Por, ajo mbetet vendi i fundi i Evropës Juglindore në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG