Lidhje

Francë, gjykimi i gjenocidit në Ruandë


Një gjykatë në Francë hapi sot gjyqin e parë të lidhur me genocidin e vitit 1994 në Ruandë.

Një ish-oficer i ushtrisë së Ruandës, Pascal Simbikangwa akuzohet se ka furnizuar me armë dhe ka ndihmuar radikalët Hutu gjatë sulmeve që shkaktuan vdekjen e rreth 800 mijë vetëve.

I pandehuri 54 vjeçar që lëviz me karrige me rrota, mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ai ka thënë se është i pafajshëm për akuzat për bashkëpunim në genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjyqi po vlerësohet nga mbrojtës të të drejtave të njeriut që kanë akuzuar Francën se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të ndalur genocidin, apo për vendosjen para drejtësisë së personave përgjegjës.
XS
SM
MD
LG