Lidhje

Dita e tretë e Lojrave në Soçi


Skiatorë nga Gjermania dhe Kanadaja fituan sot nga një medalje të tretë olimpike të karrierës së tyre në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit në Rusi.

Në garën e skive alpine, gjermania Maria Hëfel-Rish, zuri vendin e parë në garën e super kombinuar për femra. Koha e saj ishte 2 minuta, 34 sekonda e 62 të qindtat.

Ajo mundi austriaken Nikole Hosp dhe amerikanen Julia Mancuso, e cila bëri një gabim në mes të garës.

Kanadezi Charles Hamelin fitoi medaljen e tij të tretë të artë, duke zënë vendin e pare në garën e shpejtësisë 1,500 metra.

Po sot, Ole Einar Bjorndalen, do të përpiqet të thyejë rekord dhe të marrë medaljen e tij të 13 në garat olimpike dimërore. Ai konkurron në garën biathlon të ndjekjes me ski prej 12,5 kilometrash.

Norvegjia zinte sot vendin e parë për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, me shtatë të tilla. Për nga numri i medaljeve të arta, ajo barazohej me Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Holandën dhe Gjermaninë, secila nga dy të tilla.
XS
SM
MD
LG