Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 shkurt?


Frederick II
Frederick II
1129 - Jeruzalemi bie në duart e Frederikut II të Perandorisë së Shenjtë Romake. Fitorja në kuadër të kryqëzatës së gjashtë u arrit kryesisht falë një marrëveshjeje me el-Kamilin e Egjiptit që kishte nën kontroll këto territore. Si pjesë e kushteve të marrëveshjes, Frederik merrrte edhe kontrollin e Sidonit, Xhafës, Nazaretit, dhe Betlehemit, duke u dhënë të krishterëve qasje në bregdet, ndërsa el - Kamili ruante kontrollin e Kupolës së Shkëmbit, Xhamisë el-Aksa, dhe Malit të Tempullit në Jeruzalem; të krishterët lejoheshin ta vizitonin.
1564 – Në Romë, vdiq Michelangelo Buonarotti, piktor italian, skulptor, arkitekt, poet. Një muaj më parë, pas shumë kritikave, kryesisht nga artiste xhelozë sesa nga Papa, pjesët lakuriq të pikturës së tij "Dita e Gjykimit" në tavanin e Kapellës Sistinë, u mbuluan. Mikelanxhelo vdiq i dëshpëruar. Si vetmitar ai ishte njohur edhe kur ishte gjallë (nga disa është parë si qëndrim tipik melankolik i periudhës së Rilindjes që prodhonte art). "Jam shumë i lodhur shpirtërisht e fizikisht, nuk kam asnjë shok, as nuk dua të kem; nuk kam kohë as për të ngrënë; gëzimi dhe dhembja / këto vuajtje janë prehjet e mia", shkruan Mikelangjelo. Ai ishte ndoshta një nga artistët më të paguar të kohës, dhe prapë qahej. "..jam një njeri i varfër dhe i paguar pak për artin tim, duket se Perëndia më jep vetëm sa për të jetuar për aq kohë sa ka caktuar për mua". Poezitë e Mikelanxhelos karakterizohen nga një platonizëm; adhurim për femrën që e cilësonte superiore dhe nuk guxonte t'i afrohej.
"Pas përpjekjeve për shumë vite", nga Mikelanxhelo
(shqipërim)
Pas përpjekjeve shumë vjeçare,
njeriu i aftë, tani, pranë vdekjes,
është në gjendje ta kuptojë
imazhin brenda gurit.
Madhështia vjen ngadalë,
por për ne nuk zgjat shumë.
Njësoj vepron Natyra;
përpiqet të krijojë
bukuri të rrallë
dhe me ty e arrin.
Tani asaj po i ikën koha
siç ndodh me fundin e karrierës.
Frika, qëndron pranë bukurisë,
dhe ushqen dëshira të çuditshme.
Kështu, mendja në heshje bie, s'thotë dot
kush është më i madh; gëzimi apo dhimbja,
megjithëse pamja jote lajmëron Fundin e Ditëve,
ajo përmban imazhin e herëshëm
dhe mua më jep kënaqësi të madhe.
1787 - Perandori austriak Jozef II ndalon punësimin e fëmijëve nën moshën 8 vjeç.
1828 - Më shume se 100 anije shkatërrohen nga një stuhi e fuqishme në ngushticën e Gjibraltarit.
1861 - SHBA - Jefferson Davis bën betimin si president i Konferederatës, në Montgomery Alabama. Afërsisht dy javë më vonë, 4 mars, Abraham Linkolni do të përurohej si president i Bashkimit – Amerika po kapërcente ngadalë pragun e hyrjes në luftën e përgjakshme civile.
1879 - Arabët marrin peng kryeministri egjiptian Nubar Pasha - më pas e lirojnë. Nubar Pasha, i pari kryeministër i Egjiptit modern, ishte me prejardhje armene. Pa mbushur 18 vjeç Nubari, i pajisur me disa rekomandime (nga shqiptarë) la Stambollin dhe shkoi në Egjipt, ku filloi karrierën si sekretar i sundimtarit shqiptar - osman Mehmet Ali.
1884 - General britanik Charles Gordon arrin në Khartum të Sudanit për të mbrojtur qytetin nga rebelët (një vit më pas, ai vritet i rrethuar prej tyre). Gordon (1833 - 1885) ishte i famshëm si ushtarak dhe administrator; Ai kishte luftuar në mbarë botën; i njohur si Gordon Pasha, Gordon i Kartumit, Gordon Kinezi. Gordon ishte mik i Ismail Qemalit (1844 - 1919). Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit Shqiptar shkruan : "...ndër kujtimet e mia më të mira është miqësisa e sinqertë me të cilën Gordon më nderoi mua. Kënaqësia jonë më e madhe në ato ditë ishte kur Gordon na tregonte për të gjitha sa kishte bërë, si dhe rreth përvojës së tij në Krime, Armeni, dhe Kinë".
1885 - Botohet romani "Aventurat e Huckleberry Finn" nga Mark Twain.
1900 - Formohet ekipi i futbollit Ajax i Amsterdamit, apo thjesht Ajax (pas heroit legjendar grek). Historikisht, Ajax është klubi më i suksesshëm në Holandë, dhe një nga "tre tre klubet që kanë mbizotëruar futbollin holandez.
1913 - Piktura "Nude Descending a Stairscase" ekspozohet në Nju Jork. (frëngjisht: Nu descendant un escalier) është një pikturë e vitit 1912 nga Marcel Duchamp. Piktura në kanavacë është konsideruar gjerësisht si klasike moderniste. Para prezantimit të parë në vitin 1912 në Salloni parizian des Indépendants, "Lakuriq duke zbritur shkallët" u hodh poshtë edhe nga kubistët si shumë Futuriste; pastaj u ekspozua në Barcelonë, ku u prit relativisht mirë; dhe gjatë paraqitjes në Armory Show më1913 në Nju York, shkaktoi trazira. Vepra u etiketua si vështrimi i parë i Amerikës në artin modern. Kritika e quajti atë "skandaloze" dhe "të pakuptimtë." Piktura "Nu descendant un escalier" është sot pjesë e koleksionit të përherëshëm Louis dhe Walter Arensberg në Muzeun e Artit në Filadelfia.
1915 - Lufta e parë Botërore - Gjermania fillon një bllokadë ndaj Britanisë.
1927 - SHBA dhe Kanada vendosin marrëdhënie diplomatike.
1929 - Jepen çmimet e para Oskar për arritje në kinematografi.
1970 - Presidenti amerikan Riçard Nikson shpall doktrinën e tij, sipas të cilës "Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në zhvillimin dhe mbrojtjen e aleatëve dhe miqve, por nuk do të angazhoheshin në mbrojtjen e tre vendeve aleate njëherësh
1979 - Dëborë bie në shkretëtirën e Saharës.
2001 - Agjent i FBI-së Robert Hanssen arrestohet për spiunazh për sovjetikët. Ai e pranoi fajin, duke shmangur mundësinë e dënimit me vdekje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
2013 - Diamante me vlerë 50 milionë dollarë u vodhën gjatë një grabitje të armatosur në aeroportin e Brukselit, Belgjikë.
Mendim i ditës
“Kritiko duke krijuar"
Michelangelo Buonarroti
XS
SM
MD
LG