Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 4 mars?


Nero
Nero
51 - Neroni, Perandori i ardhshëm romak, merr titullin "princeps iuventutis" (kryetar i rinisë).

852 - Duka kroat Trpimir nenshkruan një ligj - ky është dokumenti i parë ku emri "kroat" gjendet i shkruar në burimet historike

1789 - Kongresi i SHBA-së shpall fuqizimin e kushtetutës, në bazë të së cilës, Xhorxh Uashington u zgjodh president i vendit.

1790 - Franca ndahet në 83 departamente adminitrative në përpjekje për të hequr varësinë rajonale bazuar në pronësinë e tokës nga familjet fisnike.

1793 - Presidenti Uashington fillon mandatin e dytë dhe mban fjalimin më të shkurtër të përurimit (133 fjalë). Fjalimi më i gjatë i përurimit (8443 fjalë) u mbajt në vitin 1841 nga presidenti William Henry Harrison, i cili vdiq si pasojë e qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë duke mbajtur këtë fjalim për 1 orë e 40 minuta.

1849 - Shtetet e Bashkuara këtë ditë mbetën pa president; mandati i presidentit James Polks përfundoi të dielën; presidenti i zgjedhur Zachary Taylor nuk mund të betohej të dielën - dhe Senatorit David Atchison (president për raste të tilla) i kishte mbaruar mandati senatorial një ditë më parë.

1911 - Victor Berger nga Wiskonsin bëhet kongresmeni i parë socialist në SHBA.

1923 - Botohet artikulli i fundit i Leninit në gazetën Pravda ku ai paralajmëron rreth burokracisë së kuqe.

1926 – Kryeministri-diktator grek Theodor Pangalo (me prejardhje shqiptare) shpërndan shoqatat greke që kërkonin aneksimimin e “Epirit të veriut” dhe i kthen Shqipërisë 60 fshatra shqiptare pranë Korçës; “Super patriotizmi është aq i rrezikshëm sa patriotizmi ështe me përfitime”, u tha gazetarëve general Pangalo.

1945 - Finlanda i shpall luftë Gjermanisë naziste.

1949 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së rekomandon anëtarësimin e Izraelit.

1954 - Spitali Peter Bent Brigham, në Boston, Massachusetts, shpall transplantin e parë të suksesshëm të veshkave.

1966 - John Lennon thotë se "Ne (Bitëllsat) jemi më popullorë se Jezusi"

1995 - SHBA - një djalë adoleshent merr një "sy Bionik" në një spital të Uashingtonit

Mendim i ditës
"Çdo revolucion avullon dhe lë pas vetëm zhulin e një burokracie të re."
Franz Kafka
XS
SM
MD
LG