Lidhje

Koreja e Veriut vazhdon të lëshojë raketa me rreze të shkurtër veprimi


Koreja e Veriut vazhdoi edhe sot të lëshojë raketa me rreze të shkurtër veprimi në oqean, në kuadrin e asaj që Seuli thotë se është një protestë ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake amerikano-jugkoreane.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut e cilësoi hedhjen e raketave, që filluan javën e kaluar, një provokim që synon të përkojë me manovrat e përvitshme ushtarake.

Shtetet e Bashkuara e dënuan hedhjen e raketave, duke e cilësuar shkelje të rezolutave të OKB-së, që ndalojnë programin e raketave balistike të Phenianit.
XS
SM
MD
LG