Lidhje

Shkurti shënon disa qindra mijëra vende të reja pune


Pavarësisht kësaj, ka një rritje të lehtë të papunësisë që kap shifrën 6.7 përqind

Në Shtetet e Bashkuara, në shkurt janë hapur 175 mijë vende pune, duke përshpejtuar ritmin e punësimit, pas dy muajsh rritjeje të ngadaltë.
Departmenti amerikan i Punës njoftoi sot se gjithsesi përqindja e papunësisë pati një rritje të lehtë duke kapur shifrën 6.7 për qind, duke lënë 15.5 milionë punonjës të papunë. Mbi një e treta e tyre kanë qenë të papunë për gjashtë muaj ose më gjatë.
Përqindja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë vazhdimisht gjatë katër viteve të fundit ndërsa ekonomia më e madhe e botës rimëkëmbet nga kriza më e rënëd që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 1930.
XS
SM
MD
LG