Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 14 mars?


The Day of Summer
The Day of Summer
?..pes – Shqiptarët festojnë Ditën e Verës (dikur, fillimi i vitit të ri). Nuk dihet pse kjo ditë ka marrë këtë emër, kur s'është as pranverë, dhe fundi i vitit ende më larg, por quhet edhe Dita e Luleve; dhe në kohët para-romake, viti i ri fillonte me dalje e luleve të para, në mars. Sipas kalendart Julian (shpallur nga Jul Cezari më 46 pes), Dita e Verës, festohej më 1 mars; kur papa Gregori XIII shpalli kalendarin Gregorian (1582), koha ndryshoi, dhe kjo ditë u zhvendos më 14 mars. Eshtë e sigurt se Dita e Verës e ka zanafillën në kohët pagane, kur njerëzit adhuronin Diellin. Ndërsa, Faik Konica ka lënë këtë shpjegim: "Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur Krishterimi, kremtonin bashkë me romaket dhe grekerit e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon qetësi, lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, t’u faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës..."
1489 - Mbretëresha e Qipros, Catherine Cornaro ia shet mbretërinë e saj Venedikut; si kompensim, ajo lejohet të mbajë titullin Mbretëreshë dhe bëhet Zonjë Sovrane e Asolos, një krahinë në Veneto të Italisë. Katerina vdiq më 1510. Opera Catherina Cornaro nga Gaetano Donizeti bazohet në jetën e saj.
1647 –Fund i luftës 30 vjeçare: Bavaria, Kelni, Franca dhe Suedia nënshkruajnë armëpushimin në Ulm.
1912 - Itali - Mbreti Vittorio Emanuele III plagoset gjatë një atentati. Në një përpjekje tjetër më 17 Maj 1941, në Tiranë, 19-vjeçari Vasil Laçi, duke thirrur "Rroftë Shqipëria Poshtë fashizmi!", qëllon me revolver katër herë ndaj tij, gjithshtu pa mundur ta godasë. Viktor Emmanuel III ishte Mbret i Italisë (1869 - 1947); Mbret i Etiopisë (1936 – 1941; Mbret i Shqipërisë (1939- 1943). Ai hoqi dorë nga froni i Italisë në vitin 1946, kur humbi në referendum, dhe iku në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 1947. Nga italianët, Viktor Emanuel quhej "Soldato Re" (Ushtar Mbret) dhe " Re Vittorioso" ( Mbret Fitimtar), Italia ishte fituese në Luftën e Parë Botërore. Ai quhej edhe " Tappo Re " ( tap-shishe mbret) për shkak të lartësisë së tij prej 1 m. e 50 cm. Për të thuhet se ishte shpallur mbret i Italisë, para lindjes, që në fetus, me një ceremoni ku kurora mbretërore u vendos mbi barkun e nënës së tij shtazënë. Viktor Emanuel ishte edhe koleksionist monedhash, duke grumbulluar rreth 100,000 mostra që datojnë nga rënia e Perandorisë perëndimore Romake (shek. VI) , deri në unifikimin e Italisë (shek. XIX). Midis viteve 1910 dhe 1943, Viktor Emmanueli shkroi katalogun prej 20 - vëllimesh "Corpus Nummorum Italicorum", ku përshkruan hollësisht çdo pjesë të koleksionit të tij.
1913 - John D Rockefeller jep 100 milionë dollarë për Fondacionin Rockefeller.
1914 - Serbia dhe Turqia nënshkruajnë traktat paqeje.
1923 - Gjykata e Lartë gjermane jashtligjëson partinë naziste (NSDAP).
1923 - Presidenti Warren G Harding bëhet i pari president parë amerikan që paguan taksa mbi të ardhurat personale.
1939 - Gjermania naziste shpërbën Republikën e Çekosllovakisë
1941 - Pushtuesit nazist të Holandës u heqin hebrenjve të drejtën e çdo lloj pronësie.
1950 - SHBA - FBI-ja fillon programin "10 më të kërkuarit". Në përgjithësi, një individ hiqet nga lista e “10 më të kërkuarve” vetëm nëse është kapur, ka vdekur, ose akuzat janë hequr. Shpërblimi i ofrua për informacion që çon në kapjen e tyre varion nga 100.000 deri në 1.000.000 dollarë për secilin. Deri më 17 qershor 2013, në listë ishin përfshirë 500 të kërkuar, nga të cilët 470 (94 %) ishin kapur.
1964 – Në Dallas , Teksas, Jack Ruby, dënohet me vdekje për vrasjen e Lee Harvey Oswald (vrasësi i presidentit Kenedi). Rubi vdiq në burg më 1967 nga një sëmundje në mushkëri. Misteri që rrethon Xhak Rubin nuk është vrasja e Oswaldit. por çështja “pse e vrau atë?”. Rubi vetë këmbëngulte se e vrau Oswaldin nga zemërimi a indinjimi kur dëgjoi se ai kishte vrarë presidentin Xhon Kenedi. Në këtë përfundim arriti edhe Komisioni Warren, që hetoi vrasjen e Kenedit. Të tjerë, libra, filma, thonë se Bubi ishte pjesë e një konspiracioni më të gjërë në vrasjen e presidentit.
1965 - Kabineti izraelit miraton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore.
1968 – Televizioni amerikan CBS pezullon reklamat pa pagesë për Radion Evropa e Lirë për shkak se ajo nuk e bënte të qartë se sponsorizohej nga CIA.
1971 – Grupi muzikor Rolling Stones largohet nga Anglia për në Francë për të shmangur pagimin e taksave.
1992 - Gazeta sovjetike "Pravda" pezullon publikimin për herë të parë në 80 vjet. Zyrtarisht, Pravda doli më 5 maj 1912 (në përvjetorin e lindjes së Marksit); origjina e saj shkon pas më 1903 kur u shtyp në Moskë nga një shoqatë punëtorësh të hekurudhave; Pravda (Vërteta) pa dritën e botimit gjatë Revolucionit rus të 1905. Nga 1918 – 1991, Pravda u bë organi i Partisë komuniste Sovjetike dhe më pas gazeta kryesore e Partisë Komuniste të Federatës ruse.
1994 – Bankieri meksikan, miliarderi Alfredo Harpa Helu, rrëmbehet. Për lirimin e tij, familja Harpa pagoi 30 milionë dollarë. Alfredo u mbajt për 106 ditë nga rrëmbyesit në kryeqytetin Meksiko. Lirimi i tij u ndoq në television, ndërsa biri i tij pranoi kushtet e rrëmbyesve; me kërkesën e familjes, policia nuk ndërhyri. Alfredo Harpa Helu (lindur 1944) është biznesmen meksikan me origjinë libaneze. Në vitin 2011, pasuria e tij arriti vlerën neto prej 1.5 miliardë euro. Sipas revistës Forbes, Alfredo Harpa Helu është personi i 974 më i pasur në botë.
Mendim i ditës
"Nëse do të zgjidhja një fe, Dielli si dhënësi universal i jetës do të ishte Zoti im."
Napoleon
XS
SM
MD
LG