Kryeministri i Krimesë thotë se rezultatet paraprake nga referendumi i së dielës në se ky rajon do të shkëputet nga Ukraina tregojnë se 93 për qind e votuesve janë shprehur për bashkimin me Rusinë.
Pjesëmarrja e votuesve në referendum është vlerësuar në rreth 64 për qind. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës bënë sot deklarata duke e quajtur referendumin të paligjshëm dhe jolegjitim. Ata paralajmëruan se rezultati i tij nuk do të njihet nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ranë sot dakord për të nxitur reforma kushtetuese në Ukrainë lidhur me ndarjen e pushtetit dhe decentralizimin si zgjidhje të krizës së saj politike.
Gjatë një bisede telefonike, zoti Kerry i tha gjithashtu ministrit Lavrov se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin referendumin.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Kryeministri ukrainas Arseny Yatsenyuk premtoi se do të gjejë personat që nxisin separatizmin në Krime. Ai tha se Ukraina do t'i gjejë të gjithë krerët e grupeve separatiste që po përpiqen të minojnë pavarësinë e Ukrainës.
Po në Kiev, ministri i mbrojtjes në detyrë i Ukrainës u tha gazetarëve se ministritë e mbrojtjes të Ukrainës dhe Rusisë kanë rënë dakord për një armëpushim në Krime deri më 21 mars.