Asambleja rajonale e Krimesë ka deklaruar pavarësinë nga Ukraina dhe ka kërkuar të bëhet pjesë e Rusisë, një ditë pasi referendumi në Krime mbështeti fuqishëm bashkimin me Federatën Ruse.
Pas votimit të së djelës, krimeasit pro-rusë festuan rezultatin e referendumit.
Udhëheqësi pro-rus i Krimesë, Sergei Aksyonov, njoftoi se qeveria e tij do të kërkojë zyrtarisht sot për t’ju bashkuar Federatës Ruse.
Një delegacion i ligjvënësve nga Krimea shkon sot në Moskë për këtë qëllim, për të diskutuar mbi disa procedura të tjera që kërkohen, që vendi të bëhet pjesë e Rusisë.
Në Kiev, kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk e quajti referendumin e Krimesë të mbështetur nga Moska “një spektakël cirku” drejtuar nga armët e Rusisë.
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një mobilizim të pjesshëm të forcave rezerviste si përgjigje ndaj krizës.
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve për referendumin e djeshëm tha se rreth 97 për qind e votuesve mbështetën shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë. Megjithatë, personat që ishin kundër këtij bashkimi, ishin këshilluar që ta bojkotonin referendumin