Në Shqipëri, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u takua sot me presidentin Bujar Nishani pas polemikave në distancë lidhur me angazhimin e shërbimeve sekrete në luftën kundër kriminalitetit.
Ministri i Brendshëm ka akuzuar drejtorin e Shërbimeve sekrete se nuk ka dhënë informacione lidhur me serinë e atentateve me bomba dhe tritol muajt e fundit. Ndërsa fundjavën e shkuar në një intervistë për televizionin Klan presidenti Nishani foli për për një angazhim serioz, profesional dhe përkushtues nga ana e Shërbimit Informativ, i cili sipas tij i kishte kaluar policisë informacione të shpeshta.
Edhe në deklaratën e sotme pas takimit me ministrin e Brendshëm, theksohet se Presidenti Nishani e "këshilloi Ministrin e Brendshëm të evitojë konfliktin verbal me institucionet, veçanërisht në kontekstin e angazhimeve ligjzbatuese" dhe "sugjeroi që angazhimet dhe kontributet e rëndësishme të institucioneve kushtetuese të vendit në fushën e sigurisë të vlerësohen dhe shfrytëzohen maksimalisht nga ana e Policisë së Shtetit".