Lidhje

Ukrainasit bëjnë thirrje për unitet


Protestuesit mblidhen në Sheshin Pavarësia të Kievit pas marrjes së bazës së fundit ushtarake ukrainase në Krime

Protestuesit ukrainas u mblodhën në Sheshin Pavarësia të Kievit duke bërë thirrje për unitet, një ditë pasi forcat ruse morën nën kontroll bazën e fundit të madhe ushtarake ukrainase në Krime.
Demonstruesit u mblodhën për të dëgjuar fjalime në mbështetje të Ukrainës dhe valëvitën flamuj dhe vendosën lule në një memorial provizor për nder të atyre që humbën jetën javët e fundit, në protesta lidhur me konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë
Në qytetin lindor të Donetskit, protestuesit pro-rusë u mblodhën përreth një ndërtese administrative duke bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit lokal, që është besnik i Kievit.
Ndërkohë, komandanti i lartë i NATO-s foli në Bruksel për gjendjen e krijuar. Gjenerali amerikan Philip Breedlove, Komandanti Suprem i NATO-s tha se Rusia kishte mbajtur stërvitje ushtarake si justifikim për grumbulluar trupa në kufi me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG