Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 26 mars?


កម្មវិធី​សម្តែង​សិល្បៈ​ក្នុង​ការ​បិទ​ពិព័រណ៍​ដែល​មាន​ឈ្មោះ​ថា​ «គ្មាន​ព្រំ​ដែន»។
កម្មវិធី​សម្តែង​សិល្បៈ​ក្នុង​ការ​បិទ​ពិព័រណ៍​ដែល​មាន​ឈ្មោះ​ថា​ «គ្មាន​ព្រំ​ដែន»។
1169 – Saladini apo Salahudini bëhet emir i Egyptit. Saladini ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe Sirisë dhe themeluesi i dinastisë Ayyubid. Mysliman me origjinë kurde, Saladini udhëhoqi opozitën myslimane kundër kryqtarëve evropiane. Në kulmin e fuqisë, sulltanat e tij përfshinte Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë, Jemenin, dhe pjesë të tjera të Afrikës së Veriut.

1881 – Lufta greke per pavaresi nga perandoria Osmane - Thesalia bëhet pjesë e Greqisë. Në epikën e Homerit, Odiseu viziton mbretërinë e Aeolus, dhe ky është emri i vjetër për Thesalinë. Fusha e Thesalisë është vendi i betejës mes perëndive; sipas mitologjisë, Kadmus mbolli dhëmbë në këtë fushë dhe prej tyre mbinë njerëz, autoktonë, vendas, lindur nga dheu); një nga djemtë e Kadmusit dhe Harmonisë quhej Ilir dhe Illyrian u quajtën pasardhësit e tij. Kadmus, fenikas, solli edhe alfabetin në këtë rajon, sipas mitit. Në shek. IV pes, Thesalia u përfshi në mbretërinë e Filipit II të Maqedonisë. Në shekujt e parë të erës sonë, Thesalia më u bë pjesë e Perandorisë Romake, dhe më pas pjesë e perandorisë romake të Lindjes, Bizantine. Avarët erdhën në këtë pjesë të Evropës në vitet 550, të pasuar nga fiset sllave në shekullin e VII, dhe aleanca Avare - Sllave filloi të kontrollojë Perandorinë byzantine, përfshi Thesalinë. Në vitin 1821, pjesë të Thesalisë u përfshinë nga kryengritjet e para për pavarësi nga perandoria osmane. Thesalia u bë pjesë e shtetit modern grek në vitin 1881, pas Traktatit të Berlinit.

1904 – Lindi Joseph Campbell, mytologist amerikan, shkrimtar dhe pedagog i njohur për punën e tij në mitologjinë krahasuese. Vepra e tij mbulon shumë aspekte të përvojës njerëzore. Filozofia e tij është përmbledhur shpesh në thënien; "Ndiqni lumturinë tuaj”. Joseph John Campbell vdiq më 30 tetor 1987.

Rrugë e hapur… nga Josef Kampbell
(shqipërim)

Futu në pyll
në pikën më të errët,
ku nuk ka rrugë.
Udha e hapur,
Eshtë e dikujt tjetër.
Nuk je në rrugën tënde.
Nëse ndjek gjurmët e tjetrit,
Nuk do të mund të kuptosh
As potencialin tënd.


1913 - Lufta I Ballkanke: Forcat bullgare marrin Edirnenë (Adrianopojë), pas 5 muajsh rrethimi dhe dy sulme të guximshme gjatë natës. Robërit osmanë të luftës u trajtuan shumë keq dhe disa prej tyre u vranë. Sipas raportit Carnegie, ndaj bullgarëve u bënë dy akuza kryesore:
1 - ata i trajtuan robërit osmanë të luftës me shumë mizori.
2 - autoritetet bullgare lejuan plaçkitjen e pronës së popullsisë turke të Edirnesë për tre ditë pas dorëzimit të qytetit.

1931 - SwissAir themelohet si linja ajrore kombëtare e Zvicrës. SwissAir konsiderohet një nga linjat ajrore më të mëdha ndërkombëtare dhe njihet si "Flying Bank" (Bankë Fluturuese) për shkak të stabilitetit financiar të kësaj linje ajrore.

1979 - Anwar al - Sadat, Menachem Begin dhe Jimmy Carter të nënshkruajë Traktatin e Paqes Izrael - Egjipt në Uashington, DC. Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit, hyri në fuqi në janar 1980. Në mars 1980 u përuruan fluturime të rregullta ajrore. Egjipt gjithashtu filloi furnizimin e Izraelit me naftë bruto. Traktati u prit me polemika të mëdha në të gjithë botën arabe, ku U dënua dhe konsiderua si thikë në shpinë. Ndjenja e zemërimit ishte veçanërisht e fortë në mesin e palestinezëve, me udhëheqësin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Jaser Arafat, duke deklaruar; " . . Le ta nënshkruajnë, paqja e rreme nuk do të zgjasë". Në anën tjetër, traktati bëri që presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe kryeministri i Izraelit, Menahem Begin të ndanin Çmimin Nobel të Paqes. Megjithatë, si rezultat i traktatit, Egjipti u pezullua nga Lidhja Arabe më 1979 deri1989, dhe Sadati u vra me 6 tetor 1981 nga anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian.

1997 – Afër San Diegos, Kaliforni, policia zbulon 39 viktima të një vetëvrasjeje në masë – anëtarë të kultit “Heaven’s Gate”, të cilët besonin se vetëvrasja do t’i lejonte ata të dilnin nga trupi dhe të hynin në një anije jashtëtokësorësh e fshehur pas kometës Hale-Pope.

Mendim i ditës
"Mitologjia, me fjalë të tjera, është psikologji e lexuar gabimisht si biografi, histori, dhe kozmologji"
Joseph Campbell.
XS
SM
MD
LG