Lidhje

Parisi me kryebashkiake


Parisi do të ketë kryetaren e parë të Bashkisë grua, por partia e saj socialiste, pësoi humbje të thella në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë.

Anne Hidalgo, që ka lindur në Spanjë, fitoi ndaj rivalit të saj konservator për postin më të lartë në kryeqytetin francez.

Zonja Hidalgo ka shërbyer më parë si zëvendëse e kryetarit aktual të Bashkisë Bertrand Delanoe. Ajo fitoi me premtimet për të ndërtuar më shumë godina banimi për qytetarët në vështirësi ekonomike dhe uljen e çmimeve për çerdhet dhe kopshtet për familjet pariziene.

Shumë analistë politikë e shohin postin e kryebashkiakut të Parisit si një hap drejt presidencës franceze.

Por socialistët e partisë së Hidalgos nuk patën rezultate pozitive në shumë qytete të tjera, duke humbur terren ndaj partisë Fronti Kombëtar të Bashkimit Evropian. Zgjedhjet shihen si një referendum për presidentin François Hollandë, popullariteti i të cilit është i ulët.

Ndërkohë, zoti Hollande po zëvendëson kryeministrin Jean-Marc Ayrault, që dha dorëheqjen pas humbjeve në zgjedhje, me ministrin aktual të mbrojtjes Manuel Valls, një figurë politike që gëzon popullaritet.
XS
SM
MD
LG