Lidhje

Komuniteti rom në Kosovë përballë shumë vështirësive


Pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë përballen me shumë sfida siç janë shkalla e lartë e papunësisë, varfërisë dhe mungesa e arsimit të përshtatshëm. Në ditën botërore të këtij komuniteti ata bëjnë thirrje për më shumë angazhim në përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë komunitet i cili është integruar në sistemin politik të vendit, por ende të drejtat e tij janë shpeshherë të cunguara.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare thonë ndërkaq se ky komunitetet sw bashku me komunitetin ashkali dhe egjiptas, mbeten komunitetet më të diskriminuara në Kosovë. Ata thonë se ka pasur përpjekje në përmirësimin e gjendjes së këtyre komuniteteve, por gjendja e tyre mbetet e rëndë. Autoritetet në Kosovë thanë se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të garantuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe komunitetin rom.

Gjatë një konferencë ceremoniale të organizuar nga qeveria për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome, u tha se ka ende punë për të përmirësuar gjendjen e këtij komuniteti.

Organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje vazhdimisht për përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom, ndërsa tërheqin vëmendjen se krahas përpjekjeve të autoriteteve integrimi i romëve varet edhe nga pjesëmarrja aktive e këtij komuniteti. Fakti qe pjesëtarët e këtij komuniteti janë pjesë e institucioneve politike në vend rrjedhimisht sipas autoriteteve edhe integrimin e tyre e bënë më të lehtë.
XS
SM
MD
LG