Lidhje

Raundi i dytë i bisedimeve bërthamore për Iranin, në maj


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, thotë se bisedimet bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore do të hyjnë në një fazë tjetër në muajin maj. Pas dy ditë bisedimesh në Vienë, zonja Ashton tha se raundi i ri bisedimeve do të jetë më 13 maj. Diplomatët kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh këtë vit.

Udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei përsëriti sot mbështetjen e tij për bisedimet bërthamore me fuqitë botërore. Por ai gjithashtu këmbënguli se Teherani do ta vazhdojë programin e tij bërthamor.

Vendet e përfshira në bisedime duan që deri në fund të korrikut të arrijnë një marrëveshje të përhershme, e cila do të bazohej tek marrëveshja e përkohëshme e vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes së përkohëshme, Irani ra dakord ta kontrollojë aktivitetin bërthamor delikat, në këmbim të lehtësimit të kufizuar të sanksioneve nga grupi i vendeve pjesëmarrëse në bisedime, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia and Gjermania.
XS
SM
MD
LG