Lidhje

Emërimi i i kreut të ILDK-së, debate në parlament


Shumica ka propozuar që e drejta e propozimit t’i kalojë parlamentit dhe jo presidentit. Opozita: po goditet Kreu i shtetit dhe pavarësia e institucionit

Në Shqipëri parlamenti po debaton prej shumë orësh lidhur me propozimin e shumicës që drejtuesi i Inspektoriatit të deklarimit të pasurive të zyrtarëve të Lartë të emërohet nga parlamenti e jo më përmes kandidaturave të presidentit të Republikës

Përfaqësuesit e opozitës e kanë cilësuar këtë propozim si një goditje ndaj Kreut të shtetit përmes reduktimit të kompetencave të tij. Ish kryeministri Sali Berisha këmbënguli se fryma e kushtetutës dhe parimi i kontrollit të pushteteve bëjnë që atij t’i njihet kjo kompetencë. Por deputetët e shumicës shpjeguan se sipas tyre kompetencat e presidentit janë të përcaktuara qartë në kushtetutë.

Opozita gjithashtu deklaroi se sipas saj, kjo është një përpjekje për të vënë nën kontroll një institucion që duhet të kontrollojë mes të tjerash edhe qeveritarët. Ndërkohë që deputetët e majtë e konsideruan kundërshtimin e opozitës si një frikë të saj ndaj kontrollit që mund të bëhet ndaj pasurive të tyre.

Parlamenti pritet të diskutojë sot edhe dy cështje të tjera të nxehta. Vendimin e shumicës për të ndryshuar numrin e anëtarëve të komisionit për reformën territoriale, duke i hapur rrugë funksionimit të tij. Aktiviteti i komisionit mbeti pezull për tre muaj pasi opozita së cilës i është njohur një numër i barabartë aëtarësh ka refuzuar të marrë pjesë.

Po sot pritet edhe vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me akuzat e së djathtës për përfshirjen e mundshme të ushtrisë në trafik droge.
XS
SM
MD
LG