Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 maj?


Diocletian
Diocletian



305 - Diokleciani dhe Maksimiliani tërhiqen nga postet e perandorit romak, duke ia lënë perandorinë Konstantius Chlorus - babai i Konstandinit të Madh dhe themelues i dinastisë Konstantiniane.

1544 - Trupat osmane marrin Hungarinë, jo pa ndihmën e trupave franceze - Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore me Perandorinë Osmane.

1707 - Firmoset akti i bashkimit Angli - Skoci për të formuar Britaninë e Madhe.

1889 - Kongresi i Internacionales së dytë vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 maji të shpallet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në përkujtim të protestave në Çikago më 1886.

1924 – Arvanitasi Pal Koundouriotis, admiral, bëhet president i Greqisë.

1925 - Qipro bëhet koloni britanike.

1929 - 19 veta vriten nga policia në Berlin gjatë demonstratave të 1 majit.

1931 - Në qytetin Nju Jork përurohet ndërtesa Empire State. Me 102 kate, ajo do të mbetej ndërtesa më e lartë në botë për 41 vitet e ardhshme.

1948 - Korea e Veriut shpallet Republikë Popullore Demokratike e Koresë.

1950 - Kina miraton ligje të reja martesore.

1956 - Një mjek në Japoni raporton për epideminë e një sëmundje të panjohur të sistemit qendror nervor, duke shënuar zbulimin e sëmundjes Minamata.

1959 - Gjermania Perëndimore fillon zbatimin e ligjit të punës 5 ditë në javë.

1960 - Rusia rrëzon aeroplanin spiun amerikan U - 2 të pilotit Francis Gary Power, ndërsa fluturonte mbi Sverdlovsk.

1961 - Fidel Kastro shpall se në Kubë nuk do të ketë më zgjedhje.

1977- 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll, gjatë manifestimeve me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

2009 - Për herë të parë në 341 vjet, një grua emërohet poete laureat e Britanisë - Carol Ann Duffy, 53 vjeç.

Valentine, nga Carol Ann Duffy
(shqipërim)

Nuk është trëndafil i kuq apo zemër mëndafshi.

Të jap një qepë.
Është Hënë e mbështjellë me letër.
Premton dritë
Si zhveshja e kujdesshme e dashurisë.

Këtu.
Ajo të verbon me lot
Si dashnor.
Reflektimin tënd e bën
foto të turbullt pikëllimi.

Po përpiqem të jem e sinqertë.

Jo kartolinë apo kissogram.

Thjesht të jap qepë.
Puthja e saj e ashpër në buzët e tua,
E pandashme, besnike
Siç jemi,
për aq kohë sa jemi.

Merre,
Sythet e saj tkurren në unazë martese,
Nëse të pëlqen.

Vrasëse.
Era e saj do të ngjitet pas gishtave,
në thikën tënde.


Mendim i ditës
"Një egocentrik mendon se nuk ka ndryshuar, vetëm se të tjerët po sillen më keq se më parë."
Idries Shah
XS
SM
MD
LG