Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 maj?


John Cabot
John Cabot
1497 – Eksploruesi italian John Cabot niset në kërkim të një rruge nga veriu drejt perëndimit për në Azi. Me një anije të vogël, financuar nga Anglia, Kabot, së bashku me një nga 3 djemtë e tij eksplorues, zbarkon më 27 qershor në Labrador, Newfoundland, ose Cape Breton (nuk dihet saktësisht), dhe e shpalli Amerikën veriore territor anglez. Kabot eksploroi bregdetin dhe emërtoi shumë nga ishujt kanadezë, duke menduar se kishte mbërritur në Azinë verilindore.

1776 - Franca dhe Spanja bien dakord për të furnizuar me armë të ashtuquajturit rebelë amerikanë në luftën e tyre për pavarësi nga Anglia.

1824 - Goethe shkon në Ettersberg (sot Buchenwald ) për pushime dhe këtë përvojë e përshkruan në veprat e veta. Johann Wolfgang von Goethe (gjerman) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar. Faust i tij është quajtur një nga veprat më të mëdha dramatike të letërsisë moderne evropiane. Vepra të tjera të njohura letrare përfshijnë edhe poezitë e tij të shumta. Vdiq më 1832.

Post-sensations - Pas-ndjesive, nga Johann Wolfgang von Goethe
(shqipërim)

Kur vreshta plot mbushet,
Dhe vera në fuçi futet;
Kur lulet përtërijnë ngjyrat
Pse unë duhet të ndrydhem?
Lotë të nxehtë më rrjedhin.
Nëse bëj, ose e lë punën
Dëshirën e zjarrtë ndjej,
Që përshkon gjoksin tim.
Pastaj arsyen shoh,
Kur gati bëhem të pyes:
Në një stinë të tillë të bukur.
Ajo në qafë më hidhet.


1833 - Car Nikolla i Rusisë ndalon shitjen publike të bujkrobërve

1863 - Lufta civile amerikane – Gjenerali Stonewall Jackson sulmon qytetin Chancellorsville dhe plagoset aksidentalisht nga ushtarët e tij - vdes pas 8 ditësh nga plagët. Më 1865 - Presidenti Andrew Johnson ofron 100.000 dollarë shpërblim për kapjen e ish-presidentit të Konfederatës Jefferson Davis.

1876 - Bullgarët hidhen në kryengritje përgjithëshme kundër sundimit osman.

1919 - Për herë të parë - fillon shërbimi ajror për udhëtarë në SHBA.

1919 – Nikolas Kasavetes, sekretari i bashkimit pan epirot të Amerikës, paraqet një dokument konfidencial pranë Konferencës së Paqes në Paris, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Epirit të Veriut me Greqinë.
Bashkimi Pan-Epirot i Amerikës ishte themeluar në Boston më 1918 për të njohur publikun amerikan me “karakterin helenik” të mbarë krahinës së Epirit dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje për shkëputjen e saj nga “Greqia mëmë”. Bashkimi pan epirot kryesohej nga George Kristaq Zografos, i cili kishte qenë president i ish-shtetit autonom të Epirit.
Dokumenti i dërguar në Konferencës së paqes në Paris ishte nëshkruar nga 1756 persona të cilët thuhej se ishin nga Korça e Gjirokastër. Me këtë dokument, Bashkimi Pan-Epirot synonte të ndikonte pranë Konferencës së Paqes për t'i marë Shqipërisë dhe ato pak troje që Greqia nuk kishte mundur t'ia shkëpuste pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.
Federata pan-shqiptare Amerikës Vatra, e cila në dokumentin pan-epirot cilësohej pa të drejtë si organizatë e kontrolluar vetëm nga myslimanë shqiptarë, u përgjigj menjëherë me një kundër-deklaratë të nënshkruar nga 3255 shqiptarë të krishterë nga Korça e Gjirokastra, të cilët kundërshtonin një bashkim të mundshëm me Greqinë.
Pak ditë më vonë, (14 maj 1919), komisioni i Konferencën e Paqes, i ngarkuar për të shqyrtuar pretendimet greke hoqi dorë nga çështja, në pamundësi për të arritur marrëveshje të njëzëshme. Kundër-veprimi i Vatrës - në kohën, vendin dhe me fuqinë e duhur - solli sukses.

1926 – Faks për here të parë - Një faksimile - portreti i skicuar i ambasadorit Alanson Houghton - dërgohet nga Londra në Nju Jork.

1933 - Adolf Hitler shpall të paligjshme të gjitha sindikatat; 1934 - Gjermania fillon gjykimet nëpërmjet të ashtuquajturave Gjykata të Popullit; 1945 – Trupat naziste në Austri dhe Itali u dorëzohen forcave aleate; Në të njëjtën ditë, trupat ruse hyjnë në Berlinin - generali gjerman Weidling dorëzohet, dhe Radio Moska shpall rënien e Berlinit.

1955 - Tennessee Williams fiton çmimin Pulitzer për dramën Cat on a Hot Tin Roof. Williams (1911 – 1983), skenarist, dramaturg, novelist, poet. Shkrimet e tij dallohen veçanërisht dialogun emocional, temat plot tensione, pasione, shpesh tronditëse, që zhbironin shqetësimet/komplekset seksuale dhe karaktere të viktimizuar nga një shoqëri e ftohtë, shpërfillëse, kryesisht brutale.

1980 - Kënga e grupit rok Pink Floyd "Another Brick on the Wall" ndalohet në Afrikën e Jugut.
"...S'kemi nevojë për arsimim
As për kontroll mendimi
S'duam sarkazëm në klasë-mësimi
Një tjetër tullë në mur.."


1988 - Piktura "Search" nga Jackson Pollock shitet për 4,8 milionë dollarë. Pollock njihet si piktor amerikan me ndikim dhe figurë e rëndësishme në lëvizjen abstrakte ekspresioniste. Stili i tij i pikturimit me spërkatje boje është cilësuar "unik".

1998 - Themelohet në Bruksel Banka Qendrore Evropiane, me qëllim për të përcaktuar dhe zbatuar politikën monetare të Bashkimit Evropian.

2011 - Osama bin Laden, organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit dhe njeriu më i kërkuar i FBI-së, u vra nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara në Abbottabad, Pakistan.

2012 - Një version i pikturës The Scream (Ulërima) të piktorit norvegjez Edvard Munch, shitet për 120 milionë dollarë në New York City. Transaksioni vendosi një rekord të ri botëror për një vepër arti e shitur me ankand. Munch (1864 – 1944) njihet për trajtimin e temave psikologjike ngritur mbi disa parimet kryesore të pikturës simbolike të fund të shekullit të 19-të, duke ndikuar në masë të madhe ekspresionizmin në fillim të shekullit 20. Diku, dikur, dikush e pyeti se si i lindi idea për këtë pikturë, dhe Munch u përgjigj: "Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq – papritmas dielli dhe qielli u bënë të kuq si gjaku - ndalova, u ndjeva i lodhur, u mbështeta pas gardhit – prej aty pashë qytetin e mbulua nga rrezatime ngjyrash zjarri e gjaku dhe detin që u bë blu deri në zi - miqtë e mi vazhduan udhën, unë qëndrova duke u dridhur nga ankthi - dhe ndjeva se ajo që po shihja ishte ulërima e pafund e natyrës”.

Mendim i ditës
"Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet".
Johann Wolfgang von Goethe
XS
SM
MD
LG