Ushtria amerikane dhe ajo e Filipineve filluan sot manovra të përbashkët ushtarake, mes tensioneve në rritje në Detin e debatueshëm të Kinës Jugore.
Zyrtarët thanë se manovrat e këtij viti, që do të zgjasin 10 ditë, do të përqëndrohen tek siguria detare.
Sekretari i Jashtëm i Filipineve tha se tensionet në rajon janë rritur vitet e fundit, për shkak të shtimit të mosmarrëveshjeve detare dhe territoriale. Ai nuk përmendi Kinën, por në fakt Pekini ka qenë tepër agresiv në theksimin e pretendimeve territoriale lidhur me ishujt e debatueshëm në Detin e Kinës Jugore.