Lidhje

Rihapet Monumenti i Uashingtonit


Monumenti i Washingtonit, një nga pikat turistike më të njohura të kryeqytetit amerikan, ikona e tij, rihapet sot rreth tre vjet pas dëmeve që ju shkaktuan nga një tërmet i rrallë.

Memoriali 130 vjeçar i ngritur për nder të presidentit të parë amerikan George Washingtonit, qëndroi i mbyllur për 33 muaj, një periudhë gjatë së cilës inxhinierët kryen një analizë të gjerë dhe restaurimin e obeliskut prej guri 169 metra të lartë, që dikur ishte struktura më e lartë e botës.

Në majën e monumentit janë vendosur ekspozita të reja dhe vizitorët përsëri mund të ngjiten atje me ashensor, për të parë qytetin e Washingtonit nga kjo pikë, më e larta e tij.

Tërmeti i vitit 2011 tronditi dhe shkaktoi dëme në një zone të madhe brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, një rajon që zakonisht nuk preket nga tërmetet. Tërmeti po ashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme tek Katedralja Kombëtare e Washingtonit.
XS
SM
MD
LG