Lidhje

Papa Francesku në Lindjen e Mesme


Papa Françesku u takua sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me Presidentin Shimon Peres para se t’i jepte fund vizitës së tij 3-ditore në Lindjen e Mesme.

Zoti Netenjahu i tha Papës përse ai beson se Izraeli duhej të ndërtonte një barrierës ndarëse në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Ai tha se kur të përfundojë terrori kundër Izraelit, nuk do të ketë më nevojë për murin, ku Papa Françesku qëndroi dhe u lut dje.

Zoti Peres e falenderoi Papën për përpjekjen për rifillimin e procesit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Papa Françesku i ftoi zotin Peres dhe presidenti palestinez Mahmud Abas të shkojnë në Vatikan në qershor, për t’u lutur për paqen dhe të dy ata e pranuan ftesën.
XS
SM
MD
LG