Lidhje

5 mijë imigrantë në brigjet e Italisë


Autoritetet e Marinës italiane thonë se kanë shpëtuar mbi 5 mijë imigrantë me barka në Mesdhe gjatë fundjavës.

Marina italiane shpëtoi imigrantët në varka të vogla që ishin të mbushura përtej kapacitetit me burra, gra dhe fëmijë.

Të shtunën, forcat e marinës amerikane mundën të shpëtojnë mbi 280 imigrantë në Detin Mesdhe, një pjesë e të cilëve ndodheshin në një barkë që po fundosej.

Mijëra njerëz, shumë prej tyre nga Afrika Veriore, kanë mundur të shpëtohen nga mbytja këtë vit, gjatë përpjekjeve të tyre për të shkuar në Evropë përmes brigjeve italiane.
XS
SM
MD
LG