Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?


Samuel de Champlain
Samuel de Champlain

1608 - Francezi Samuel de Champlain themelon qytetin Quebec, Nju Francë (Kanada). Në vitin 1612, Champlain u kthye në Francë, ku mori një leje për monopolin e tregtisë. Gjatë Revolucionit Amerikan (1775-1776) gjeneralët Richard Montgomeri dhe Benedict Arnold dështuan për ta marrë qytetin. Quebec është sot qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Montrealit, me popullsi prej 7.5 milionë banërosh.

1790 – Francë; Markezi Kondorcet propozon që grave t’u jepen të drejta civile. Condorcet ishte shkencëtar, matematicien; ai ushtroi ndikim në shkencat sociale duke aplikuar idetë matematikore për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe politike. Kondorcet u bë i famshëm për atë që njihet si paradoksi Condorcet mbi probabilitetin e vendimeve të shumicës. Sipas tij, zgjedhja mund të bëhet edhe kur nuk ka një kandidat të qartë; në një situatë të tillë, kur shumica preferon kandidatin A kundrejt B, një tjetër shumicë kandidatin B mbi C, dhe shumica C preferon kandidatin A. Për të thyer një cikël të tillë, Condorcet shpiku metodën sipas së cilës kandidatët radhiten sipas preferencës. Condorcet luajti rol kryesor në Revolucionin Francez të vitit1789. Në vitin 1791 ai u zgjodh për të përfaqësuar Parisin në Kuvendin Legjislativ.

1863 – Në ditën e tretë të Betejës në Gettysburg, përpjekja e gjeneralit të Konfederatës, Rober E. Lee, për të thyer vijën e frontit të forcave të Unionit përfundoi në disfatë, duke sjellë fundin e betejës më vendimtare të luftës civile amerikane.

1928 – Londër, Angli; John Logie Baird demonstron në studion e tij transmetimin e parë televiziv me ngjyra në botë.

1954 – Thuajse 9 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Britania i jep fund racionimit të ushqimeve.

1957 – Nikita Krushchev merr kontrollin në Bashkimin Sovjetik, duke larguar nga pushteti kundërshtarët e tij më seriozë. Veprimet e Krushchevit u pritën me kënaqësi në Perëndim ku ai u pa si një udhëheqës komunist i moderuar.

1962 – Presidenti francez Charles de Gaulle e shpall Algjerinë shtet të pavarur, pas 132 vjetësh nën sundimin e Francës.

Mendim i ditës
"Nëse historia mësohet në formën e tregimeve, ajo kurrë nuk harrohet."
Rudyard Kipling

XS
SM
MD
LG