Lidhje

Yee: Korrupsioni, kërcënim për sigurinë e Evropës


Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee, tha se korrupsioni përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendeve.

“Pas zhvillimeve në Ukrainë dhe Rusi, ka ardhur koha që korrupsioni të mos shihet thjesht si kërcënim për zhvillimin ekonomik ose demokracinë. Korrupsioni jo vetëm që i kalbëzon vendet nga brenda, por ai përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin. Elitat e korruptuara dhe interesat oligarkike shtrihen përtej kufijve kombëtarë për të mbështetur njeri tjetrin dhe për të manipuluar me procesin vendim-marrës për sektorët strategjikë".

Në vendet e reja demokratike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë, shtoi më tej ai, zyrtarë të korruptuar abuzojnë për t’u pasuruar, manipulojnë tenderat, u bëjnë favore politike miqve të tyre, e zbatojnë dejtësinë në mënyrë selektive dhe depozitojnë para në llogari bankare sekrete jashtë vendit. Sektori energjitik, tha zyrtari amerikan, është nga më prekurit nga ndikimet gërryese të korrupsionit.

Diplomati i lartë amerikan i bëri këto komente dje, gjatë një dëshmie para komisionit të jashtëm të Senatit, që po diskutonte për sigurinë energjitike të Evropës.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG