Lidhje

FMN ul parashikimin për rritjen globale


Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur parashikimin për rritjen globale për vitin 2014, duke pritur një përparim më të ngadaltë në Shtetet e Bashkuara dhe një ulje të optimizmit për parashikimin për disa nga tregjet në zhvillim.

FMN-ja e uli parashkimin sot në një përparim prej 3.4 për qind këtë vit, 0.3 për qind më pak sesa një parashikim i mëparshëm. Por meqenëse rritja në ekonomitë e zhvilluarra pritet të jetë më e lartë, FMN-ja e mbajti të pandryshuar parashikimin për një rritje prej 4 për qind për vitin 2015.

Në variantin e ndryshuar të parashikimit, FMN-ja thotë se rreziqet e rënies vazhdojnë të mbeten një shqetësim për ekonominë botërore, përfshirë mundësinë që trazirat gjeopolitike mund të sjellin si rezultat ngritjen e çmimit të naftës.

XS
SM
MD
LG