Lidhje

E majta dështon të miratojë ndryshimet e ligjit për KLD


Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptar

Në Shqipëri shumica e majtë dështoi sot të miratonte ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pasi disa deputetë të saj, në mënyrë demostrative u larguan nga salla ku edhe opozita nuk ishte e pranishme për shkak të bojkotit
Ndryshimet në ligjin për KLD-në ashtu si dhe kodi doganor apo dhe disa ndryshime në kodin e procedurës penale, të cilat duhet të miratoheshin sot, kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Mungesa e deputetëve të larguar, të cilët kohët e fundit kanë shprehur pakënaqësi vecanërisht për reformën territoriale, e bëri të pamundur votimin, i cili u shty për javën e ardhshme.

Shumica i ka cilësuar si emergjente ndryshimet në ligjin për KLD-në, të cilat kanë shkaktuar shumë debate dhe janë kundërshtuar nga vetë Këshilli apo dhe opozita.

I pyetur nga gazetarët për këtë cështje ambasadori amerikan Alexandër Arvizu, tha se Shqipërisë i nevojitet "një reformë në sistemin gjyqësor e cila duhet të jetë gjithpërfshirëse" dhe se kjo reformë duhet të prekë është Këshillin e Lartë të Drejtësisë "duke parë aktivitetin e tij jo konsekuent", deklaroi zoti Arvizu.
Ambasadori amerikan i bëri këto komente në përfundim të një takimi me disa deputetë të partisë demokratike. Ai nënvizoi se "në këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara, reforma në sistemin gjyqësor, është një përparësi urgjente për vendin dhe se mënyra më efektive është gjithëpërfshirja, që njerëzit të marrin kohën e duhur, por mënyra më e mirë - theksoi ai - është pjesmarrja e plotë në parlament", duke ju referuar kështu bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës.

XS
SM
MD
LG