Lidhje

Tërmeti në Kinë, mbi 400 të vdekur


Mijëra punonjës shpëtimi në Kinë, po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga një tërmet i fuqishëm që goditi provincën jugperëndimore Yunnan dje, duke shkaktuar vdekjen e afro 400 vetëve.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtarët po hasin vështirësi nga shirat e dendura, ndërsa kërkojnë në rrënojat e mijëra ndërtesave që u rrëzuan nga tërmeti, që shkakoi gjithashtu plagosjen e mbi 1 mijë e 800 vetëve. Shumë të tjerë figurojnë ende të humbur.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua thotë se tërmeti prej 6.1 ballësh shkatërroi 80 mijë shtëpi dhe dëmtoi 124 mijë të tjera. Autoritetet kineze thanë se ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur krahinën Yunnan në 14 vjet.

XS
SM
MD
LG