Lidhje

Embargo ruse ndaj produkteve perëndimore


Qeveria ruse ka vendosur embargo ndaj produkteve ushqimore me vlerë 17 miliardë dollarë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore. Ky vendim shihet si masë hakmarrëse ndaj sanksioneve kundër Moskës lidhur me konfliktin në Ukrainë, por analistët thonë se veprime të tilla mund të dëmtojnë po aq konsumatorin rus, sa edhe prodhuesit në vendet perëndimore.

Kryeministri Dmitri Medvedev i njoftoi sanksionet sot në Moskë. Masa përfshin ndalimin e importit të mishit, perimeve, qumshtit dhe produkteve të tjera të bulmetit. Embargoja prek edhe importet nga Kanadaja, Australia dhe Norvegjia. Kryeministri Medvedev tha se kjo masë do t’u japë shansin fermerëve rusë të shtojnë prodhimin dhe konkurrencën në tregun e brendshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një numër sanksionesh kundër Moskës që pas aneksimit të gadishullit të

Krimesë nga Rusia si dhe për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit tha se sanksionet kundër prodhimeve amerikane do të kishin një ndikim të papërfillshëm mbi ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG