Lidhje

Pakicat irakiane të pafuqishme përballë Shtetit Islamik


Eksremistët islamikë po shkatërrojnë gjithçka në rrugën e tyre përmes Sirisë dhe Irakut veriperëndimor. Ata kanë detyruar pakicat e krishtera the yazidi të Irakut që të braktisin shtëpitë e tyre ku kanë jetur për mijëra vite.Mijëra të krishterë irakian, të cilët braktisën shtëpitë e tyre në fillim të gushtit kur militantët e Shtetit Islamik u futën në rajon, kanë pushtuar Kurdistanin. Shumë prej tyre nuk mendojnë të kthehen prapa.

Khalis Barbar, një i krishterë irakian që përfaqëson komunitetin e krishterë nga qyteti antik Ninevah, tha për Zërin e Amerikës përmes telefonit nga Irbili, se pavarësisht ndihmave nga zyrtarët dhe organizatat jo-qeveritare, kushtet e tyre janë të llahtarshme.

“Njerëzit po rrinë nëpër hotele, motele dhe shkolla dhe shumë prej tyre po jetojnë nëpër lulishte dhe kishë.”

Ai ka ruajtur kontaktin me familjet e krishtera të mbetura në Irak, në qytetin Qaraqosh. Ai thotë se militantët kanë grabitur pjesën dërrmuese të dyqaneve dhe shtepive atje. Ai thotë se një prej udhëheqësve militantë i njohur nga popullsia lokale si “Daash” kishte marrë shtëpinë e zotit Barbar.

“Kanë mbeturi atje rreth 20-30 familje sepse nuk mund të largoheshin sepse nuk kishin makina dhe para dhe ende janë atje. Militantët po thyejnë dyqanet dhe grabisin gjithçka nëpër shtëpi.”

Ai thotë se shumë arabë suni janë detyruar me forcë që të bashkohen me militantët, ndërsa të tjerët mbështesin Shtetin Islamik kundër asaj që ata e cilësojnë si një qeveri armike shiite e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Nouri al-Maliki.

Frika mbi mundësinë e një gjenocidi, bëri që Shtetet e Bashkuara të fillonin bombardimet me 8 gusht të pozicioneve të militantëve në veriperëndim të Irakut. Forcat amerikane po ashtu ju bashkuan një emergjence ndërkombëtare për të furnizuar nga ajri me ushqime dhe ujë pakicën jazidi të bllokuar në malin Sinjar.

Ish zyrtari i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Metin Corabatir , që tani drejton një organizatë joqeveritare në Turqi, thotë se disa irakianë jazidis përfundimisht kanë arritur të shpëtojnë.

“Po shohim një tragjedi të madhe. Falë përpjekjeve të qeverisë amerikane grupeve kurde dhe disa vendeve fqinje, tani disa njerëz janë evakuar nga mali Sinjar. Kemi rreth 2 mijë njerëz në zonën Silopi në Turqi. Por sipas raporteve që dëgjojmë, ka mijëra jazdi që presin në kufirin irakian për të kaluar në anën tjetër.”

Të martën, Uashingtoni tha se do të dërgonte edhe 130 këshilltarë ushtarakë në Irbil për të vlerësuar përmasat e krizës dhe kaluar refugjatët në një zonë të sigurtë. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur se nuk do të dërgojnë trupa luftarake në atë zonë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll zona të mëdha në lindje të Sirisë dhe veriperëndim të Irakut dhe e kanë deklaruar atë zonë kalifat.

Sipas njoftimeve, lufta e Shtetit Islamik ka detyruar rreth 140 mijë të krishterë që të braktisin vendin ku kanë jetur prej 7 mijë vjetësh. Shumë prej të larguarve nuk duan që të kthehen më pas.

XS
SM
MD
LG