Lidhje

Tensionet në Ukrainë


Ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë pritet të takohen të djelën për të diskutuar mbi tensionet në Ukrainë.

Takimi do të mbahet në Berlin. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier i tha gazetës Bild se ai shpreson që bisedimet të ndihmojnë për t'i dhënë fund dhunës në Ukrainën lindore dhe për t'u dërguar ndihma humanitare banorëve të rajonit të rrënuar nga lufta.

Presidenti francez François Hollande dhe presidenti i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso u takuan të shtunën. Më pas, zoti Hollande i bëri thirrje Rusisë që të respektojë tërësinë tokësore të Ukrainës.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Ukrainës të ushtrojnë përmbajtje në veprimet e saj ushtarake. Hollande tha se Franca është e gatshme për një takim të ri për këtë çështje dhe shtoi se takimi i së dielës do të ishte një hap i parë drejt këtij qëllimi.

XS
SM
MD
LG