Lidhje

Izraeli, palestinezët, raund i ri bisedimesh


Izraeli dhe palestinezët kanë filluar një raund tjetër bisedimesh në Kajro që synojnë arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm për t'i dhënë fund luftimeve në Gazë, por palët ndërluftuese nuk duket të jenë pranë një marrëveshjeje.

Negociatorët u takuan sot për konsultime pas një pushimi prej tre ditësh. Por armëpushimi i tanishëm pesë-ditor skadon në mesnatën e së hënës, duke lënë pak kohë për arritjen e një marrëveshjeje që do t'i jepte fund luftimeve në Gazë, të cilat kanë zgjatur më shumë se një muaj. Më tepër se 2.000 njerëz, shumica civilë palestinezë janë vrarë në luftime.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i tha kabinetit të tij se çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë e Izraelit dhe t'i japë fund sulmeve me raketa në Izrael nga ana e militantëve të Hamasit në Gazë.

XS
SM
MD
LG