Në Kosovë, partitë politike po bëjnë përgatitjet për përballjen e tyre në seancën dëgjimore të së enjtes në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të parlamentit të Kosovës.
Shqyrtimi i kësaj çështjeje, mund të hapë rrugën për fillimin e funksionimit të parlamentit, por nuk ka gjasa t’i hapë rrugën zgjidhjes së ngërçit politik që e ka lënë Kosovën pa institucione më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.