Lidhje

Merkel: në asnjë rrethanë nuk do të dërgojmë trupa në Irak


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Berlini në asnjë rrethanë nuk do të dërgojë trupa luftarake në Irak.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një interviste televizive sot në Gjermani. Zonja Merkel e la të hapur mundësinë që Gjermania të furnizojë me armë forcat kurde të Irakut që luftojnë kundër militantëve islamikë në veri.

Kancelarja gjermane e bëri të qartë se nga armët që mund të dërgohen për kurdët në Irak nuk do të përfitojë partia kurde PKK, e cila prej dekadash kërkon autonomi për kurdët e Turqisë dhe që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Një sondazh i javës së kaluar tregon se 63 përqind e gjermanëve janë kundër furnizimit me armë të kurdëve.

XS
SM
MD
LG