Lidhje

Shpërthim me makinë bombë në Bagdat


Një makinë bombë shpërtheu në një lagje kryesisht shiite në kryeqytetin e Irakut, duke vrarë të paktën 10 vetë.

Shpërthimi goditi lagjen e Bagdatit të Ri gjatë orëve me trafik të mëngjesit.

Sulmi vjen një ditë pas një serie shpërthimesh në Irak, që lanë të vrarë të paktën 20 njerëz, duke përfshirë 11 në një xhami shiite në të njëjtën lagje.

Iraku po përballet me një rritje të dhunës, nga e cila kanë gjetur vdekjen më shumë se 10 mijë njerëz, ndërsa militantët e Shtetit Islamik kanë marrë në kontroll territore të mëdha të vendit.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po theksojnë rëndësinë që Iraku të instalojë një qeveri të re që të përfaqësojë pakicat, si faktor kyç për rivendosjen e qëndrueshmërisë.

XS
SM
MD
LG