Lidhje

Ebola, 80 vetë nën vëzhgim në RDK


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 80 njerëz janë duke u mbajtur nën vëzhgim për virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ku zyrtarët njoftuan për një shpërthim të sëmundjes këtë javë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha sot se është në pritje të rezultateve laboratorike për të konfirmuar se fjala është për Ebolën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i virusit filloi me një grua shtatzënë në provincën Equateur, e cila u sëmur me simptomat e Ebolës pasi kishte therur një kafshë të vrarë nga burri i saj.

Organizata thotë se ajo vdiq më 11 gusht në një klinikë private në fshatin Isaka. Që nga ajo ditë, 12 persona të cilët kanë pasur kontakt të afërt me gruan kanë vdekur, duke përfshirë të afërm, stafin e klinikës dhe ata që trajtonin kufomat gjatë varrimeve.

Në deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se mesa duket, ky rast nuk ka lidhje me epideminë e përhapur në katër vende të Afrikës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG