Lidhje

Vritet tjetër amerikan duke luftuar për ISIL


Një somalezo-amerikan njoftohet të jetë shtetasi i dytë amerikan që vritet në krah të ekstremistëve në Siri.

Një stacion televiziv lokal në Mineapolis e identifikon atë si Abdirahman Muhumed dhe thotë se ai kishte shkuar në Siri për të luftuar në emër të grupit Shteti Islamik, i njohur edhe si ISIL.

Sipas stacionit televiziv që citon burimet e veta, Muhumed vdiq në të njëjtën betejë si Douglas McCain, një 33 vjeçar nga zona e Mineapolisit, vdekja në Siri e të cilit u konfirmua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, para disa ditësh.

XS
SM
MD
LG