Lidhje

Adoleshentët marrin ndihmë përmes prodhimit të filmave


Kompozimi i një kënge, punimi i një pikture, ose aktrimi në skenë janë jo vetëm argëtuese, por mund të jenë edhe terapi për një person që është duke u përballuar me një të shkuar të dhimbshme. Regjisorja Deyane Moses ndodhet në Los Anxhelosin jugor, ku një organizatë jo-qeveritare është duke ndihmuar adoleshentët me probleme që të kurohen nëpërmjet prodhimit të filmave.17-vjeçari Lopez, luajti një rol dhe drejtoi filmin e titulluar “Filmi Ynë i Parë”. Është një histori e dy personave që aspirojnë të bëhen prodhues filmash, të cilën përplasen për gjëra dytësore dhe për paisje të vjedhura të kamerave.

“Nga fundi i ditës, shikojmë se sidoqoftë nuk jemi aq të ndryshëm. Të dy kemi një histori për të treguar.”

Historia e adoleshentit Lopez është pjesërisht e frymëzuar nga periudha kur e ëma ishte e burgosur. Si rezultat i kësaj përvoje ai ishte një djalë i mbyllur dhe i irritueshëm, ashtu si aktori tjetër në film.

Por, dy vite më parë ai iu bashkua organizatës jo-fitimprurëse “Udhëkryqe të Kalifornisë Jugore”, që ndihmon të rinjtë e komuniteteve të trazuara të fitojnë aftësi dhe të gjejnë shtigje karriere. Prodhimi i filmave është një nga programet e shumta të saj.

Studentët prodhojnë filma duke u bazuar tek historitë e tyre personale për të trajtuar çështje të jetës reale dhe për t’i ndihmuar të përballen me të shkuarën.

“Është një eksperiencë që të hap sytë pasi arrijmë të shikojmë një anë të njëri-tjetrit që nuk e kemi vënë re më parë, pasi temat që trajtojmë janë shumë personale. Mund të vini re se si kjo ndërthuret me jetën dhe si e perjetojmë ne.”

Terapistja përmes dramaturgjisë Mimi Savage thotë se artet kanë forcë kuruese. Por ajo thotë se përjetimi i emocioneve të së shkuarës mund të jetë i rrezikshëm pa një drejtim profesional.

“Për shembull, ne punojmë me të rinjtë tanë ose njerëzit me sëmundje mendore, për të parë se ku ndodhen nga pikëpamja e zhvillimit, në mënyrë që të mos lëndohen sërish; që të mës rikthehen në të njëjtin përjetim të dhimbshëm apo traumë nga ajo që ajo që duan të shprehin”.

Filma të mëparshëm të prodhuar nga studentët kanë trajtuar aspektet e fyerjes, të bandave, dhunës në familje, vetëvrasjes, të të pastrehëve, dhe të miqësisë. Drejtori i “Udhëkryqeve të Kalifornisë Jugore”, Paul Carrillo, thotë ky është një program që u nevojitet adoleshentëve të lagjes së tij të vjetër.

“Mund të përmend dhjetëra vetë me të cilët jam rritur dhe të cilët nuk do të ishin tani në burg ose të vdekur nëse do të kishte ekzistuar një program i tillë.”

Filmat e prodhuar prej adoleshentit Lopez dhe studentëve të tjerë transmetohen në shkollat publike të Los Anxhelosit jugor, si një mënyrë për t’i ndihmuar të rinjtë të shërohen dhe për t’ia sjellë këtë shërim edhe komunitetit më të gjerë.

XS
SM
MD
LG