Lidhje

Bakteri aziatik rrezikon agrumet në Florida


Një bakter aziatik po kërcënon të shkatërrojë industrinë e agrumeve në Florida. Agrumet krijojnë 9 miliardë dollarë të ardhura në vit për shtetin juglindor, identiteti i të cilit është sinonim me këto fruta.

Pemë portokalli që digjen nën diellin e Floridas. Është fati i përbashkët i pemëve të agrumeve përgjatë gjithë këtij shteti. Ato janë infektuara me sëmundjen Huanglongbing ose HLB, transportuar nga insekti aziatik psyllid.
Gjatë dekadave, industria e agrumeve në Florida i ka rezistuar ngricave, uraganëve dhe zhvillimit të shfrenuar urban. Por tani industria prej 9 miliardë dollarësh përballet me një kërcënimin edhe më të madh, duke vënë në rrezik ekonominë e shtetit, por edhe identitetin e tij. Fajtori: një insekt laraman ngjyrë kafe jo më i madh sesa një gomë lapsi, që mbart sëmundjen vdekjeprurëse për pemët.

"Jemi në luftë. Jemi në luftë me insektin psyllid, jemi në luftë me sëmundjen HLB dhe e gjithë industria e agrumeve në Florida është duku u sulmuar," thotë fermeri i agrumeve, Ellis Hunt Jr.

Në Kinë, ku problemi u zbulua së pari, sëmundja mori dhe emrin huanglongbing që do të thotë "sëmundja e dragoit të verdhë." Në Florida, ajo njihet si "greening", sëmundja e gjelbërimit.

Pai merr bakterin që insekti psyllid aziatik i agrumeve lë pas ndëra ushqehet me gjethet, pema e infektuar vazhdon të prodhojë fryte të mira, por sëmundja më pas bllokon sistemin e enëve ushqyese. Frutat bien, dhe pema vdes ngadalë.

Insekti psyllid besohet se ka ardhur në Florida ndoshta nga dikush që solli padashje një pemë të infektuar nga Azia. Disa mendojnë se sëmundja u përhap prej erës të uraganëve një dekadë më parë. Për sëmundjen HLB të agrumeve nuk ka kurë dhe asnjë vend nuk ka pasur sukses ta zhdukë atë.

Florida është e dyta në botë, pas Brazilit, për rritjen e portokallit që përdoret për lëng të konservuar të frutit, duke prodhuar rreth 80 për qind të lëngut të portokallit të SHBA-së.

"Këtë vit, kemi mbledhur sasinë më të vogël të frutit në 29 vjet, në të gjithë shtetin. Mendoj se arritëm në vetëm 104 milionë arka portokalli, në total. Pra, ndërsa prodhimi ulet gjithnjë e më shumë, për shkak të sëmundjes së gjelbërimit, kemi dhe më pak pemë, më pak lëng të përpunuar portokalli, gjithnjë e më pak kompani që ushtojnë këtë aktivitet. Industria po zvogëlohet," thotë Matt Mcclean, drejtor ekzekutiv i kompanisë Uncle Matt’s Organic, në Klermont.

Ekspertët thonë se në qoftë se nuk gjehet një zgjidhje, e gjithë industria e agrumeve në Florida, me 75 mijë vendet e saj të punës, mund të shembet.

"Nëse të gjitha këto pemë bien, ndikimi që që do të ketë tek bankat do të jetë i madh, sepse njerëzit nuk do të jenë në gjendje të paguajnë kreditë e tyre. Do të ketë ndikim të madh dhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të ketë shumë toka që do duhet të shiten me çmime të ulëta dhe do të ketë një efekt që do të ndihet në të gjithë ekonominë e Floridës, nëse nuk ndalim këtë sëmundje," thotë Komisioneri për Bujqësinë i shtetit të Floridës Adam Putnam, familja e të cilit ka rritur portokall që nga fillimi i viteve 1900.

Për industrinë problemi përkeqësohet dhe nga rrethanat e tregut, ku ka një rritje të konkurrencës së huaj dhe një rënie të konsumin të lëngut të portokallit, për shkak se konsumatorët po bëhen më të ndërgjegjshëm për shëndetin duke matur karbohidratet dhe sheqerin që konsumojnë.

Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kundër sëmundjes së dragoit të verdhë janë përqëndruar pranë liqenit Alfred, 30 milje në jugperëndim të qendrës zbavitëse Walt Disney World, ku studiues kryesorë të agrumeve në botë, nga SHBA-ja, Kina, Brazili dhe India, po punojnë në Qendrën e Kërkimeve për Agrumet të Universitetit të Floridës.

Hulumtuesit po përqëndrohen në dy gjëra: një zgjidhje afat-shkurtër që do të mundësonte mbijetesën e pemëve ekzistuese dhe një kurë afat-gjatë – që pritet ndoshta pas tre ose pesë vjetësh – me zhvillimin e një peme rezistente ndaj sëmundjes. Studiuesit thonë se shpresa nuk mungon.

Kultivuesit, ndërkohë, janë duke vazhduar të mbjellin pemë të reja, të vetëdijshëm që është një rrezik i madh financiar, por me shpresën e dëshpëruar se do të jetë gjetur një kurë, derisa këto pemë portokalli të jenë të gatshme për t’u vjelë.

XS
SM
MD
LG