Lidhje

SpaceX drejt Stacionit Orbital


Anija komerciale e hapësirës SpaceX u nis me sukses nga qendra amerikane në Cape Canaveral në Florida, duke marrë pajisje dhe eksperimente për Stacioni Orbital Ndërkombëtar.

Anija, e ndihmuar nga një raketë Falcon Nine, u nis sot në mëngjes dhe pritet të arrijë në Stacion të martën.

Moti sot ishte ideal për nisjen, ndryshe nga dje kur shiu detyroi shtyrjen e misionit.

Në më shumë se 2,200 kilogram furnizime përfshihet një printer 3-D që do të përdoret në stacionin e hapësirës.

Agjencia e hapësirës ka parashikuar që astronautët një ditë të mund të përdorin printerin për të prodhuar pjesë këmbimi sipas nevojës.

Ky është misioni i pestë për kompaninë SpaceX.

XS
SM
MD
LG